Opsioni i ri do t’u japë mundësinë përdoruesve të personalizojnë postimet duke i shtuar ngjyrë sfondit. Kjo risi do t’u interesojë veçanërisht atyre të cilëve u pëlqen t’u japin pak alegri postimeve të tyre. Përgjatë viteve, Facebook ka ndryshuar shumë duke futur funksione të reja.
Megjithatë, një gjë mungonte: mundësia për të ndryshuar sfondin e statuseve. U tha, u bë.
Por ka një problem: jo të gjithë do të mund të ndryshojnë sfondin e postimeve të tyre. Funksioni i ri do të jetë i disponueshëm fillimisht për telefonat me sistem operativ Android dhe për momentin nuk ka të dhëna se kur do të mund të përdoret edhe në iPad apo iPhone.
Ky aplikacion është shumë i thjeshtë. Për t’i dhënë ngjyrë tekstit tuaj është e nevojshme të klikoni tek opsioni “Çfarë jeni duke menduar” (What’s on your mind” për të gjithë ata që përdorin Facebook-un në versionin anglisht) dhe filloni të shkruani. Menjëherë do t’ju shfaqet një tabelë me ngjyra nëpërmjet së cilës mund të ndryshoni ngjyrën e sfondit të postimit. Në këtë pikë ju mbetet veç të zgjidhni ngjyrën që dëshironi. Funksioni i ri do të nisë të testohet këtë javë.