Fair Play Financiar, PSG rrezikon bllokimin e merkatos

10/05/2018 5:36 PM 0 komente

Paris Saint-Germain është në pritje të një sanksioni nga UEFA për shmangien e rregullave të “fair play” financiar që lidhet me blerjet e verës së kaluar të Neymar Jr dhe Kylian Mbappé, për një shpenzim total prej 402 milionë eurosh.

Këtë e bën të ditur e përditshmja franceze “L’Equipe”, duke saktësuar që vendimi i UEFA pritet në fund të qershorit. Sanksioni mund të mos jetë kaq i ashpër, por klubi i PSG i frikësohet pezullimit të merkatos për një sesion ose për t’i vendosur një kufi shpenzimeve, siç ndodhi në vitin 2014.

Pronari i klubit, Emiri i Katarit, Tamin bin Hamad Al Thani, beson se “presioni i madh i ushtruar nga disa klube të mëdha si Juventus, Barcelona e Bayern München, do ta ndëshkojnë klubin parisien”. Kjo përforcohet nga fakti që Uefa nuk ka marrë një shpjegim të argumentuar në lidhje me pronësinë e PSG me Entin e Turizmit të Katar, që mund të jetë ekzagjeruar për të bërë blerjet e bujshme të verës së kaluar.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz