Gjykata e Tiranës ka vendosur që falimenti i shoqërisë Volalba të kalojë në fazën e dytë të saj dhe brenda shtatorit të ketë nisur shpërndarjen e masës së re për kreditorët. Sipas një tabele të miratuar nga kjo gjykatë dhe të dorëzuar paraprakisht nga administratorja e falimentit detyrimet arrijnë rreth 10 milionë euro apo 1.38 miliardë lekë.
Pjesën më të madhe të këtij detyrimi, shoqëria Volalba e ka ndaj bankave dhe konkretisht 488 milionë lekë ndaj Intesa San Paolo, dhe pas saj vijnë edhe dy banka të tjera Veneto dhe Raiffeissen, me pwrkatwsisht 488 milionw lekw dhe 271 milionw lekw. Ndaj furnitorëve detyrimet arrijnë në 247 milionë lekë.
Në listën e detyrimeve janë edhe pagat dhe sigurimet për 65 punonjës të kompanisë. Gjykata e Tiranës ka theksuar se vendimi i saj është I formës së prerë dhe nuk mund të ankimohet.
Falimenti i Volalba
Volalba ishte biznesi më i madh në vend i prodhimit të tullave, që e ushtroi aktivitetin në ish-fabrikën shtetërore të tullave, në Lushnjë. Shoqëria nisi falimentin në vitin 2013 dhe që nga ajo kohë kreditorët kanë shfaqur pretendimet e tyre ndërkohe që është bërë një përmbledhje e aseteve të kompanisë dhe shitja e tyre për të plotësuar shumën që ajo i detyrohet palëve të treta.
Vendimi i gjykatës
Gjykata vendosi:
- Miratimin e tabelës të paraqitur nga administratorja e falimentimit të Shoqërisë në falimentim “Volalba” shpk me datë 21.07.2017 mbi masën e pretendimeve të kreditorëve të dhe radhës së tyre të preferimit sipas nenit 605 të Kodit Civil.
- Tabela e paraqitur nga ana e administratores me datë 21.07.2017 bëhet pjesë e pandarë e këtij vendimi.
- Sugjerimin e administratores së Falimentimit që në përputhje me vendimmarrjet e mëparshme të Komitetit të Kreditorëve, brenda datës 5 shtator 2017 të realizoj shpërndarjen e radhës së masës së falimentimit sipas nenit 151 të ligjit nr. 8901/2002.
- Ndaj këtij vendimi nuk lejohet ankim dhe është i formës së prerë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.