Familja e ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni po konsideron shitjen e një pjesë aksionesh deri në 30 për qind në AC Milan, duke tërhequr investitorë të rinj për të ndihmuar përpjekjet ndaj riorganizimit të klubit në krye të lojës Evropiane.
Bashkë-shefi ekzekutiv i klubit Barbara Berluskoni, vajza e manjatit të medias, tha gjatë një conference për shtyp të mërkurën në Milano se po kërkon partnerë dhe se do të udhëtonte drejt Lindjes së Mesme dhe më vonë në Shtetet e Bashkuara, si pjesë e procesit.
Barbara Berluskoni ka deklaruar se familja mbetet e përkushtuar ndaj AC Milan, shtatë herë kampionë të Evropës, por investitorë të rinj në minoritete mund ta ndihmojnë klubin të financojë ndërtimin e stadiumit të tij për të rritur të ardhurat.
‘Ne po kërkojmë zgjidhje të ndryshme për stadiumin, që do të na lejojnë të bëjmë një hap përpara dhe të konkurrojmë me klubet më të forta në Evropë, ‘tha ajo.
Milani aktualisht ndan stadiumin Giuseppe Meazza me rivalët e tij lokal Inter. Stadiumi, i njohur si San Siro, është në pronësi nga autoritetet lokale dhe ky është një fakt që kufizon se sa mund fitojnë të dy ekipet nga ai.
Milan u rendit i 10-ti në Ligën e Parave të futbollit, Money League për vitin 2012-13 përpiluar nga Deloitte, me të ardhura prej 264 milionë euro (364 miliard dollarë).
Rivalët Juventus, kampionët italian, kanë pasur mbarësi në fushë dhe jashtë saj pasi kanë lëvizur në një stadium të ri.
Për një periudhë kanë qarkulluar ‘thashetheme’se Berlusconi po kërkon të tërheqë investitorë të rinj për të ndihmuar ‘rigjallërimin’e një ekipi që po përpiqet kaqë shumë në mesin e tabelës në Serie A.