Familja, puna e papaguar e grave

02/12/2008 00:00 0 komente

Nga M.Alla

Vijon te mbetet tendence negative per shoqerine tone angazhimi me i madh, i padrejte dhe i papaguar i punes se gruas shqiptare ne familje krahasuar me burrat. Jo pak, por mesatarisht edhe 4 ore te tjera te papaguara, perveç 8-orareshit te paguar. 

Per here te pare perpunohet nje studim per punen e papaguar te grave shqiptare ne familje. ‘Qendra Alenca Gjinore per Zhvillim’ nepermjet 6 sociologeve bashkepunetore arriti te botoje nje anketim, mbeshtetur ne pergjigjet e rreth 500 grave kryeqytetase, te arsimimeve, moshave dhe punesimeve te ndryshme. ‘Studimi empirik i familjeve ne Tirane eshte nje risi e paeksperimentuar ndonjehere dhe gjetjet e tij sjellin sidomos nje panorame te atyre familjeve ku te dy prinderit jane te punesuar dhe dallimeve gjinore mes tyre’, shpjegon sociologia Eglantina Gjermeni, njekohesisht drejtoreshe e Qendres. Sipas studimit, ne to mbizoteron konflikti pune-familje, qe shkaktohet nga aktore si: koha qe i kushtohet seciles, sforcimi per t’i kryer te dyja dhe sjellja me te cilen perballen individet ne pune dhe shtepi. Te dhenat tregojne se familja shqiptare eshte akoma larg modelimit simetrik, ku burri dhe gruaja ndajne pergjegjesi, detyra dhe te drejta te barabarta brenda dhe jashte shtepise. Ndarja e puneve vazhdon te jete e pabalancuar, e disfavorshme per grate. Ato kane me pak kohe per veten e tyre, jo vetem ne familjet ku te dy bashkeshortet jane te punesuar, por edhe ne ato ku gruaja eshte shtepiake. ‘Ndarja e padrejte e detyrave, presioni i kohes se pamjaftueshme mbetet nje burim potencial konflikti familjar. Rritet probabiliteti per konflikt aty ku bashkeshoret jo vetem jane te dy sigurues te ardhurash, por jane dhe te orientuar te dy nga karriera profesionale, gje qe u kerkon me shume investim ne kohe, energji dhe perkushtim. Gati 1/3 e familjeve te perfshira ne studim jane te ketij lloji’, shpjegon sociologia Irena Shtraza.

Puna e papaguar ne shtepi

Nga analiza e anketave dhe intervistave del se ne ndarjen e puneve ne shtepi stereotipet gjinore duket se mbizoterojne. Ka nje mendesi te perhapur ne vendin tone, qe thekson se sfera e familjes (kujdesi, mirembajtja e shtepise dhe femijeve) eshte nje detyrimi i gruas dhe nese burri apo partneri angazhohet gjithashtu, atehere kjo dukuri konsiderohet nga te dyja palet si ndihme dhe jo si ndarje e drejte e punes ndermjet dy paleve, te cilet ne menyre vullnetare kane zgjedhur te ndertojne nje te ardhme/familje se bashku. Nje perceptim i tille buron edhe nga vete vajzat dhe grate, pavaresisht nga niveli i tyre arsimor, qe te rritura ne nje mjedis ku meshkujt e shtepise kontribuonin vetem financiarisht per familjen e tyre dhe jo me pune apo perkujdesje brenda shtepise, vazhdojne ta shohin si te pazakonte pjesemarrjen e bashkeshorteve apo femijeve meshkuj.
Grate mbajne peshen me te madhe te puneve ne familje si kur jane te papuna, ashtu dhe kur jane te punesuara. Sidomos ne zonat rurale gjenden konceptet me te prapambetura dhe shfrytezimi edhe me i madh. ‘Burri shihet si gjahtari modern qe sjell ushqimin, ndersa grate shihen ne modelin e supermamave’, shpjegon nje tjeter autore e studimit, Sonila Danaj, pedagoge ne UET.
Koha qe grate e punesuara shpenzojne per pune te tilla si gatimi, mirembajtja e shtepise, kujdesi fizik per femijet etj rezulton sa gjysma e kohes se shpenzuar ne punen e paguar. 95% e numrit te grave te perfshira ne studim merren me mirembajtjen e shtepise apo gatimin, ndersa burrat zinin 20% dhe 14%. Nese do krahasojme oret qe te gjitha grate e punesuara shpenzojne ne total per aktivitete, kryesisht fizike, ne sherbim te familjes me oret qe shpenzojne burrat, del se ato jane 4.4 here me shume. Burrat shpenzojne mesatarisht 2 ore pune ne funksion te kerkesave familjare.
85% e grave te intervistuara bejne blerjet apo bejne pazarin, siç thuhet rendom, kundrejt 52% te burrave. Ndersa shoqerimin e femijeve ne shkolle e dominojne grate me nje numer 3 here me te madh se ai i burrave, duke theksuar nw kwtw mwnyrw tendencen dominuese lidhur me rolin perkujdeses te grave. Por pavaresisht se ne numer te paket rezulton se edhe burrat kane filluar te marrin pjese ne punet e shtepise, por ata duket se ne kete proces jane selektive. Aktiviteti kryesor i tyre per sa i perket kohes se shpenzuar dhe numrit te burrave te perfshire, eshte kujdesi per femijet. Nga intervistat rezulton se baballaret angazhohen ne ndjekjen e femijes gjate studimit dhe berjes se detyrave, por dhe ne perkujdesjen e femijeve si berja gati, te ushqyerit dhe sherbime te tjera per te cilat femija mund te kete nevoje. Persa i perket aktiviteteve si gatimi dhe mirembajtja e shtepise 1 ne 5 burra merret here pas here me gatimin dhe 1 ne 7 burra merret me mirembajtjen e shtepise.
Nga studimi konstatohet gjithashtu se niveli i angazhimit ne punet e shtepise i bashkeshorteve eshte i ndikuar nga niveli arsimor i tyre. Ky aspekt eshte shume domethenes ne angazhimin e bashkeshorteve ne gatim, duke u rritur ne menyre progresive 8%, 18% dhe 29%, perkatesisht per bashkeshortet me nivel arsimor tetevjeçar, te mesem dhe te larte. Edhe ne kohen qe ata i kushtojne femijeve ka nje diference te qarte mes burrave sipas nivelit arsimor te tyre. Ndersa djemte e pamartuar ndonjehere ndryshojne mjaft nga ata te martuar. Te pamartuarit, veç punes se paguar, kohen tjeter e kalojne ne argetim neper bare dhe restorante. Ne ndryshim nga vajzat e pamartuara, qe megjithese te tilla, kalojne mjaft ore ne punet e shtepise. ‘Kjo tregon trajtimin e diferencuar qe u behet djemve dhe vajzave qe ne lindje ne familjet tona’, analizon Eglantina Gjermeni. Niveli i angazhimt ne punet e shtepise i bashkeshorteve eshte i ndikuar edhe nga mosha, duke qene se burrat me te rinj kontribuojne me shume. ‘Siç shihet, perkatesia gjinore e ben rrugen drejt karrieres per grate teper te veshtira e me pengesa. Per kete arsye nje edukim i vajzave dhe djemve qe ne moshat me te hershme me konceptet e ndarjes se barabarte te punes do te mundesoje qe ne nje te ardhme jo shume te larget te ndryshoje mentaliteti mashkullor qe lidh gruan me rolin e saj riprodhues, kurse burrat me rolin prodhues si burimi kryesor i sigurimit te te ardhurave dhe sigurimit te mireqenies ekonomike ne familje’, shpjegon sociologia Ani Plaku. Per te rritur pjesemarrjen e meshkujve ne punet brenda shtepise, sipas saj, nevojiten nje kombinim shume i mire mbeshtetjesh ne nivel mikro dhe makro. Ne nivel mikro, ndryshimi individual eshte thelbesor, duke anashkaluar paragjykimet shoqerore qe e vleresojne negativisht nje burre aktiv ne punet ne shtepi. Dhe ne nivel makro çiftet e punesuara kane nevoje per mbeshtetjen e politikave ndihmese nga shteti, si pune me orare fleksibel apo te reduktuara dhe mundesi per te punuar ne shtepi per nenat me femije te vegjel, leje prinderimi e paguar jo vetem per nenat, por edhe per baballaret, struktura perkujdesjeje per femijet (çerdhe, kopshte, si dhe qendra ditore perkujdesi pas mbarimit te mesimit ne shkolla) dhe nje sistem shendetesor te mire. Ka shume strategji, por realizimi i tyre behet me buxhete, nderkohe qe keto mungojne dhe duke nxitur edhe sektorin privat te punesimit, qe te behet i lehte realizimi  tyre.
‘Ka ardhur koha qe edhe puna e papaguar qe kryhet ne shtepi duhet te vleresohet nga institucionet shteterore, sikurse edhe nga shoqeria. Kane kaluar 13 vjet qe nga thirrja e Konferences se Pekinit, qe institucionet e statistikave te masin punen e papaguar qe kryhet ne shtepi dhe ta pasqyrojne vleren e saj ne llogaritjet e Prodhimit tw Brendshwm Bruto (PBB). Tek ne propozojme qe ajo te perfshihet ne anketimet e matjes se nivelit te jeteses’, keshillon sociologia Eglantina Gjermeni.
‘Balanca pune-familje dhe siguria e vendit te punes jane shume te rendesishme, si per nje prinderim te mire, por edhe per nje nivel me te larte profesionalizmi ne pune, si per grate dhe burrat. Balanca pune-familje nuk eshte vetem çeshtje private, sepse ajo ndikon ne mireqenien e familjes e per rrjedhoje ne gjithe shoqerine’, shpjegon sociologia Sonila Danaj.  
Studimi evidentoi edhe ekzistencen e dallimeve ne menyren e jeteses midis grave te punesuara dhe atyre te papuna. Te papunat harxhonin me shume ore me aktivitete ne sherbim te familjes dhe rreth 2/3 prej tyre nuk angazhoheshin ne asnje aktivitet me karakter argetues jashte shtepise. Ndersa tek grate e punesuara pavaresisht burimeve me te pakta kohore qe kane ne dispozicion, u vune re menyra me cilesore te organizimit te jetes personale dhe asaj publike. Jeta per to eshte me e larmishme, me me shume interesa kulturore e sociale.
Por si zgjidhet pagesa e punes se papaguar ne boten perendimorer ‘Thjesht me ndergjegjesimin e te dy bashkeshorteve per te ndare barazisht punet’, shpjegon nje tjeter autore e studimit, Blerta Picari.

Dallimet ne punesim

Numri i grave dhe vajzave te papuna eshte 3 here me i madh se numri i te papuneve burra dhe djem. Te papunat perbejne 17% te numrit te pergjithshem te grave te intervistuara. Diference gjinore vihet re ne numrin e te papuneve qe kerkojne pune. Jane 90% burrat qe kerkojne te punesohen dhe 62% grate. Qe lidhet me modelin e burrit qe kerkon pune dhe gruas shtepiake, apo me nivelin arsimor dhe preferencat. Pjesa me e madhe e te anketuarave i perket sektorit privat. Ne sektorin publik jane punesuar 25% e grave. 80% e te punesuareve pergjigjen se jane te siguruara. Por ka raste edhe kur i mashtrojne, duke u thene qe jane te siguruara. Shpesh te punesuarat kane frike te kerkojne te drejtat e tyre, sepse rrezikojne vendin e punes. ‘Kam frike te pyes ne jam apo jo e siguruar, megjithese pronarja me thote qe i paguan siguracionet e mia. Nje te njohuren time e hoqen nga puna kur pyeti. Te pakten kam rrogen”, shprehet nje shitese 50-vjeçare e anketuar. Nje numer i paket grash dhe dy here me pak burra u pergjigjen se punojne me kohe te pjesshme. Kjo tregon perhapjen e paket te ketyre alternativave te punesimit. Sektori me i pelqyer i punesimit te grave eshte ai i tregtise me pakice, ku punojne 30% te tyre. Kjo do te thote qe grate parapelqejne te vetepunesohen ne nje dyqan afer shtepise, gje qe lehteson pranine e tyre ne familje. Pas tregtise me pakice, grate jane te punesuara ne industri, (ajo e prodhimit te kepuceve, veshjeve, ajo ushqimore), arsimi, shendetesia dhe administrata publike. Por pas vitit 1990 ka edhe mjaft gra te vetepunesuara. Nga 68 mije biznese te vogla, 20% jane gra te regjistruara (SHGPA, 2008) ne sipermarrjen e lire. Shpesh grate ne biznes ankohen per mungesen e mbeshtetjes nga ana e familjes dhe presion te vazhdueshem mbi moralitetin e tyre.
Nderkohe, koha e harxhuar per punen e paguar eshte 8.4 ore per grate dhe 9 ore per burrat. Ne kete shifer mund te kete ndikim numri 3 here me i madh i grave qe punojne ne arsim, si dhe numri 2 here me i madh i grave qe punon me kohe te pjesshme.

Dallimet ne page

Loji i punesimit ndikon drejperdrejt ne page. Me te ardhurat me te uleta, grate shqiptare perbejne ne numer dyfishin e burrave. 56% e grave marrin te ardhura nga me pak se 15,000 deri 25,000 leke. Ndersa 60% e burrave marrin te ardhura nga 25,000 deri 65,000 leke. ‘Kjo ndodh meqe grate punesohen ne profesione qe kane lidhje me konceptin tradicional ndaj tyre, qe i sheh grate prane shtepise, memesise, dmth ne pune si mesuese, infermiere, kuzhiniere, pastruese etj). Mirepo keto pune paguhen edhe me pak. E duke qene se grate nuk marrin shpesh postet me te larta drejtuese, nw kwtw mwnyrw ato nuk marrin dot as pagat me te larta qe marrin burrat. Dhe kjo sjell nje pozicion varesie te gruas dhe varferim te tyre”, shpjegon Sonila Danaj. Megjithe ndryshimet ne te ardhurat, vihet re se niveli i shpenzimeve mujore vetjake mes dy gjinive eshte i krahasueshem. Me shume se gjysma e te intervistuarve shpenzojne per vete me pak se 5000 leke ne muaj, gje qe lidhet me nivelin e tyre ekonomik. Ne kete nengrup grate jane me te shumta se burrat. Interesante duken te dhenat e nengrupeve qe shpenzojne nga 5000 deri ne 15,000 leke ne muaj, ku numri dhe perqindja e grave eshte po aq sa e burrave. Nisur nga pervoja empirike, nje shpjegim megjithese i rezervuar, krijon lidhje me faktin se grate ne shpenzimet vetjake fusin edhe blerjen e mallrave qe lidhen me shtepine; si pluhur lares, shampo per vete e femijet, barna mjekesore etj. 

Dallimet ne kohen e lire

Grate jane me te diskriminuara nga burrat edhe ne oret e çlodhjes dhe argetimit. Burrat harxhojne 6.7 ore kohe te lire per çlodhje dhe argetim, ndersa grate 5.5 ore. 
Lidhur me grupin e dyte te aktiviteteve, ato me karakter argetues, duket se ka nje numer te madh burrash apo grash, te cilet frekuentojne baret dhe restorantet. Numri i rritur i grave apo vajzave ne kryeqytet pakesohet ne qytete te tjera te medha si Durres, Vlore, Fier, Korçe apo Shkoder dhe behet i paperfillshem ne qytete te tjera te vendit. Por dhe ne Tirane ka dallime mes burrave dhe grave. Jane 70% e burrave, kundrejt 50% te grave.
Te dyja kategorite e grave, si te punesuarat, si te papunat, jane ne nje numer te madh te perfshira ne blerjen e sendeve te perdorimit te perditshem apo ne berjen e pazarit. Qe iu merr mesatarisht 1 ore. Per grate e punesuara eshte nje barre, per te papunat (88%) berja e pazarit eshte aktiviteti i tyre kryesor jashte shtepise. Jane me te shumta grate e papuna qe kryejne vizita tek te afermit (54%), se sa grate qe punojne (40%) dhe asnjera nga grate shtepiake nuk merret me sport. 42.8% e grave te papuna frekuentojne baret dhe po aq bejne shetitje. 2/3 e grave qe nuk punojne nuk kryejne asnje aktivitet argetues jashte shtepise. Kohen e paket te lire e kalojne kryesisht duke pire kafe me shoqet ne shtepi ose duke pare televizor. Grate e punesuara me shume se gjysma frekuentojne baret 1-2 here ne dite edhe gjate orarit te punes. Pastaj aktivitete te tjera jane vizita tek te afermit, shetitjet, aktivitetet sportive. Por te dyja kategorite nuk marrin pjese ne asnje lloj aktiviteti social apo politik komunitar. 

Dallimet ne biznes

Nga anketa, por dhe studime te tjera, del se ne Shqiperine e pas 1990-es eshte rritur numri i grave te vetepunesuara. Qe prej 1992, disa prej tyre krijuan shoqaten e Grave Profesioniste dhe Afariste. Nga 68 mije biznese te vogla, 20% jane te grave te regjistruara (SHGPA, 2008). (Por ne Shqiperi 92% e pronesise private te formalizuar iu takon burrave dhe per rrjedhoje ata kontribuojne me 84% te produktivitetit ekonomik kombetar).
Megjithate, situata nuk eshte aq roze sa duket. Grate ne biznes perballen me te njejtat probleme si dhe grate e tjera. Ato shpesh ankohen per mungesen e mbeshtetjes nga familja dhe per presionin e vazhdueshem mbi moralitetin e tyre. Ne shume raste i gezohen faktit te thjeshte se burrat se paku i lene te merren me biznes. ‘Ne fakt, sipas te anketuarave, shpesh sjellja e burrave dhe pjesetareve te tjere te familjes eshte me dy fytyra: ata gezohen dhe marrin merita bashkepunimi kur nisma e gruas eshte e suksesshme dhe i kritikojne dhe akuzojne grate si deshtake, kur nisma nuk rezulton e suksesshme’, tregon sociologia Semira Pino. Nder arsyet e listuara nga presidentja e shoqates se biznesit, Flutura Xhabija, burrat nuk i mbeshtesin grate e tyre sepse nuk duan, nuk e kuptojne qe grate ne biznes jane te mbrojtura nga çdo ves, dhe sepse marrja me biznes pengon grate te merren me detyrat e tyre ne familje. Nje grua qe merret me biznes ose duhet te neglizhoje familjen, ose si ne rastin e disa te anketuarave, te punesoje gra te tjera per ta bere kete. Perpos familjes, grate ne biznes perballen edhe me mentalitete paragjykuese. Gjate intervistes, Xhabija foli per veshtiresite e grave per te marre kredi. Sipas saj, jo vetem dokumentacioni i dorezuar nga nje grua shqyrtohet me imtesi, por shpesh atyre iu refuzohet kredia per mungese besueshmerie per shlyerje (shpesh pa baza), nderkohe qe per burrat mjafton te pijne nje kafe me personat pergjegjes. Nje nga biznesmenet e intervistuara ne anketim tregoi se ‘vetem prania edhe e bashkeshortit ia lehtesoi punen per arritjen e qellimeve te tyre te perbashketa ne biznes’.  

Grate ne legjislacionin shqiptar

Nderkohe qe Neni 9 i Kodit te Punes ndalon te gjitha format e diskriminimit ne fushen e marrjes ne pune dhe te profesionit, Kodi Penal (1195) garanton barazine e gruas me burrin dhe parashikon sanksione per rastet e shkeljes se barazise se shtetasve (Neni 253). Edhe Kodi i Familjes garanton barazine ne martese, bashkejetese dhe ne marredheniet familjare, perfshire zgjedhjen e lire te profesionit dhe te drejta te njejta mbi pronen dhe pasurine. Edhe Kodi i Punes parashikon masa te veçanta mbrojtese per grate, nenat e reja, grate shtatzana. Ne 2004 u miratua ligji ‘Per barazine ligjore’, i cili trajtoi drejperdrejt barazine ndermjet burrave dhe grave ne fushen e punesimit, arsimit, vendimmarrjes etj. Moszbatimi i ketij ligji shtyu qeverine te paraqiste ne janar nje projektligj te ri mbi barazine gjinore, qe u miratua ne korrik 2008 ne Kuvendin e Shqiperise. Per here te pare aty parashikohet me ligj ngritja e struktures se plote shteterore per barazine gjinore dhe percaktohen qarte detyrat dhe kompetencat perkatese te çdo institucioni. Shqiperia ka nenshkruar konventa te OKB-se dhe KE-se, Marreveshjen MSA, qe vendosin detyrimet e standardeve per barazine gjinore. Nderkohe qeveria shqiptare ka hartuar dhe nje sere strategjish, si ajo per barazine gjinore dhe dhunen ne familje (2007-2013), strategjine sektorale te punesimit, te perfshirjes sociale, mbrojtjes sociale etj. Perveç ketyre po punohet per hartimin e nje programi buxhetimi gjinor.  

Grate e vendeve te BE-se

Nje nga parimet themelore te Direktivave te Bashkimit Europian (BE) eshte arritja e barazise gjinore ne tregun e punes. Ne ditet e sotme, grate e punesuara ne shtet e BE-se paguhen mesatarisht 15% me pak se burrat per punen e bere me vlere te barabarte. Ky hendek po zvogelohet me ritme shume me te ngadalta se sa hendeku gjinor ne punesim. Megjithate, niveli i papunesise se grave eshte me i larte se sa ai burrave 9.7% perkundrejt 7.8%). Nivelet me te uleta te papunesise se grave jane ne Hollande (3.2%) dhe Danimarke (3.5%), ndersa vendet me papunesine me te larte jane Greqia (12.6%) dhe Sllovakia (12.4%). Ne vitin 2005, perqindja e grave te punesuara u rrit per te 12-in vit radhazi per te arritur ne 56.3 %, ndersa per grate mbi moshen 55-vjeçare u rrit per te arritur 33.7%. Pese vendet e BE-se qe shenojne pjesemarrjen me te madhe te grave ne tregun e punes me shifra qe luhaten ne 47 dhe 50% jane vendet e Detit Balltik, Estonia, Lituania, Letronia, Finlanda dhe Suedia. Nga ana tjeter, ne vendet e Detit Mesdhe grate jane me pak te punesuara: si p.sh, Spanje, (41%), Itali dhe Greqi (39%) dhe Malte (32%). Sipas statistikave te vitit 2006, vetem nje e treta e menaxhereve ne pozicionet drejtuese ne 27-en e BE-se jane gra.
Hendeku i punesimit ndermjet burrave dhe grave varet shume nga grupmosha, por duhet pasur parasysh qe grate kane tendencen te punesohen me kohe te pjesshme, ndersa burrat me kohe te plote, ku rreth 32.9% e grave punojne me kohe te pjesshme, ndersa per burrat perqindja eshte 7.7% (viti 2006). Viti 2000 konsiderohet viti i fuqizimit te politikes se BE-se per barazine gjinore ne punesim, trajnim profesional, rritjes ne karriere, perfshirje sociale, sipermarrje ne biznes, vendimmarrje, perpjekjes per lufte kunder ngacmimit dhe dhunes seksuale ndaj gruas etj. Gje qe ka vijuar me platforma te pervitshme zbatimi ne kete drejtim. Por per kete nevojitet perkushtimi i te gjitha vendeve anetare. Parlamenti europian (PE) mbikeqyr gjithe vendet e BE-se. Konkretisht perfaqesimi i grave ne Parlamentin Europian eshte rritur, por perseri ze 1/3 e numrit te pergjithshem te deputeteve. Edhe grate ne biznes perbejne mesatarisht 30% te sipermarresve te BE-se. Ato shpesh hasen me veshtiresi me te medha se burrat ne hapjen e bizneseve dhe aksesin ne finance e trajnime. Plani i Veprimit te Sipermarrjes se BE-se parashikon rritjen e nismave te grave me ane te aksesit me te mire ne finance dhe zhvillimin e rrjeteve sipermarrese. 
Progresi i perfshirjes se grave ne shoqerine europiane ka kulmuar ne fushen e gjyqesorit, ku eshte arritur barazia, madje ka raste kur grate kane edhe epersi numerike. Mund te konsiderohen rastet e Bullgarise me 76% gra dhe Rumanise me 74%. Sipas Programit per Zhvillim te Kombeve te Bashkuara, pagat e grave jane 20-50% me te uleta ne krahasim me ato te burrave.

Shkruaj një koment

Ju duhet të logoheni për të komentuar.