Në Rumani, fëmijë të vegjël vetëm 6 vjeç thuhet se paguhen 22 dinarë në orë për të bërë lodrat për vezët Kinder.
Familjet e varfra rumune janë duke punuar 13 orë në ditë në shtëpitë e tyre, duke grumbulluar me kujdes pjesëzat e vogla të lodrave që gjenden brenda vezëve Kinder.
Sipas investigimit të The Sun, një burrë, fëmijët e të cilit punonin për të krijuar lodrat, thotë se ky është një “laborator skllevërish”
Për çdo 1,000 vezë të përfunduara, një familje paguhet 20 leu, ose 3.77 paund.
Këto produkte që realizohen për Ferrero, gjigantin e prodhimit të çokollatave, transportohen më pas në një fabrikë në Carei, në veriperëndim të Rumanisë dhe shiten për 80 dinarë.
Një informator në Kinder tha për gazetën: “Nëse bosët e Ferrero do të dinin se çfarë po ndodhte në Rumani, atyre do t’u binte infarkt”
E gjithë familja Jurj është e përfshirë në këtë proces; Timea Jurj (30 vjeçe), bashkëshorti i saj Christian (41 vjeç) dhe dy fëmijët Patrick (11 vjeç) dhe Hannah 6 vjeç, të gjithë japin ndihmesën e tyre. Zoti Jurj thotë: “Kjo është një punë shfrytëzuese, por çfarë mund të bësh kur nuk ke zgjidhje. Nëse shihni se si jetojmë këtu, do të kuptoni pse e kemi ëndërr të emigrojmë në Britaninë e Madhe”.
Një firmë e quajtur Prolegis – nënkontraktore për Romexa SA – thuhet se ndihmon familjen me vezë dhe pjesët plastike.
Daniel Muresan, një menaxher zone i Romexa SA, tha për gazetën se nuk kishte asnjë informacion se si bëhej puna. Në një deklaratë Ferrero tha se e ndaloi punën fëmijëve nëpër fabrikë dhe u garantoi punëtorëve pagën minimale.