Prestigjozja ‘The economist” ka publikuar sot bizneset më të mëdha në botë që kontrollohen nga familje të njohura në trashëgim brezash dhe që gjenerojnë të ardhura në qindra miliardë dollarë amerikanë.
Klubi i njohur si “Lucky Sperm Club” siç i pëlqen ta quajë Warren Buffett, ka ende komandën e gjigantëve botërorë dhe tashmë kontrollon 100 nga 500 kompanive(rreth 19 %) më të mëdha në botë të renditura sipas të ardhurave. Dominimi i familjeve të mëdha është rritur me 4 për qind pasi në vitin 2005 ata zotëronin 15 % të totalit sipas një studimi të studios së njohur ligjore McKinsey.
Renditjen e firmave të kontrolluara nga familjet e njohura sipas të ardhurave e kryeson rrjeti më i madh i shitjeve me pakicë në botë Walmart, që ende kontrollohet nga Sam Walton, i cili hapi dyqanin e parë në Arkansas në vitin 1962.
Xhiro e Wal Mart arrin në 476 miliardë dollarë amerikanë për vitin 2013 duke lënë pas Wolsvagenin në Gjermani me 261.7 miliardë dollarë amerikanë. Në 10 kompanitë e para, 4 janë në SHBA por gjithahstu ka firma nga Britania e Madhe, Italia, Rusia, Korea e Jugut dhe Tajvani.