Me anë të një postimi në Twitter, kryeministri ka njoftuar arrestimin e 13 individëve dhe shpalljen në kërkim të 12 personave të tjerë për evazion fiskal.
Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT ka finalizuar me sukses operacionin për zbulimin e një skeme të madhe mashtrimi me faturat fiktive të TVSH-së dhe që i kanë shkaktuar një dëm prej rreth 18 miliardë lekësh buxhetit të shtetit.
Si rezultat i këtij operacioni 13 persona u arrestuan ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me anë të një postimi.
Burime për Monitor nga krimi ekonomik thonë se hetimet vazhdojnë, por akoma nuk kanë bërë publike skemën se si 25 personat e përfshirë kryenin evazion.
Më poshtë njoftimi i plotë i kryeministrit në Twitter
Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit, synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal! Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh, për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë: Mos luani me taksat se ju gjen belaja.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.