Fazat e zhvillimit ekonomik

20/11/2016 9:50 AM 0 komente

Gjatë 60 viteve të fundit, Tajvani ka arritur një rekord të dallueshëm në rritjen ekonomike të shpejtë, çmimet e qëndrueshme dhe shpërndarjen e barabartë të të ardhurave, në sajë të përpjekjeve të përbashkëta të njerëzve të saj dhe politikave të qeverisë të bashkërenduara me strategji ekonomike të mirëpërcaktuara. Ky zhvillim është i njohur në gjithë botën si “Përvoja e Tajvanit”. Midis 1952 dhe 2014, të ardhurat për frymë të Tajvanit u rritën nga 208 dollarë në 22.6 mijë dollarë. Tajvani u transformua nga një shoqëri bujqësore në një lojtar kyç në industrinë globale të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
Po cila është strategjia e ndjekur në vite për shndërrimin e ekonomisë tajvaneze:

Vitet 1950 – Stabiliteti dhe veteficienca

Në vitet 1950, prioriteti kryesor iu dha stabilitetit ekonomik dhe prodhimit ushqimor. Detyrat kryesore ishin përdorimi me eficiencë i ndihmës amerikane për zhvillim dhe kontrollin e tarifave të importit për të nxitur zhvillimin e industrisë vendase. U zbatua një program reformash për të nxitur prodhimin e ushqimeve. Ndërkohë u nxit zhvillimi i industrive që do të zëvendësonin importet që kërkonin punë intensive, për të ulur varësinë nga importet dhe valutën e huaj.

Vitet 1960 – Zgjerimi i eksportit të industrisë së lehtë

Në vitet 1960, theksi u vu në promovimin e industrisë që kërkon krah intensive pune për të shfrytëzuar koston e lirë të fuqisë punëtore dhe për të shfrytëzuar mundësitë në tregjet ndërkombëtare. Për këtë qëllim, u zbatuan reforma në këmbimin valutor dhe sistemin e taksave, si dhe u krijuan zona të zhvillimit të eksporteve, duke bërë që eksportet të bëheshin motori i ekonomisë së Tajvanit.

Vitet 1970 – Zhvillimi i industrisë bazë dhe të rëndë dhe infrastrukturës

Në fund të viteve 1960, zgjerimi i shpejtë i eksporteve kishte stimuluar kërkesën e fortë të brendshme për makineri e pajisje, ndërsa vitet e industrializimit kishin rritur teknologjinë industriale, duke bërë të domosdoshme kalimin në një nivel më të lartë. Si rrjedhojë, në vitet 1970, qeveria zbatoi 10 projekte të mëdha infrastrukture për të zgjeruar hekurudhat, aeroportet, portet, energjinë dhe infrastrukturën tjetër bazë dhe promovoi zhvillimin e industrisë kimike, çelikut dhe industrive të tjera që do të zëvendësonin importet me kapital intensiv.

monitor 756.indd

Vitet 1980 – Liberalizimi ekonomik dhe zhvillimi i teknologjisë intensive

Në fillim të viteve 1980, ekonomia filloi të ndiejë përfitimet e politikave të promovimit të tregtisë dhe u arrit në suficit tregtar. Për të adresuar zhbalancimet në rritje të ekonomisë, qeveria zbatoi politikat e liberalizimit ekonomik si parimet e reja udhëheqëse të zhvillimit të ardhshëm të vendit. Në të njëjtën kohë, Tajvani filloi të shfrytëzonte kapitalin e madh njerëzor për të zhvilluar industritë e teknologjisë intensive, si elektronika, informacioni dhe makineritë.

Vitet 1990 – Zhvillimi i industrisë së IT

Megjithëse rritja e pagave bëri që industritë me forcë pune intensive të zhvendoseshin jashtë, cilësia e lartë e kapitalit njerëzor dhe klasterat industrialë krijuan kushtet e para për lulëzimin e industrisë së teknologjisë së informacionit. Në vitin 1993, Tajvani u bë prodhuesi kryesor i shumë produkteve IT, duke furnizuar më shumë se gjysmën e botës me monitorë, tastiera dhe skanerë imazhi. Në vitin 1995, industria e IT-së e Tajvanit u bë prodhuesi i tretë më i madh në botë i pajisjeve IT.

Vitet 2000 – Promovimi i ekonomisë së dijes

Në vitet 2000, qeveria bëri të ditur një vizion të ri për të ndjekur një zhvillim ekonomik të orientuar nga njohuritë, që përfshinin investimet në burimet njerëzore, risitë e kërkim-zhvillimit, kanalet e logjistikës dhe fokusin në zhvillimin e semikonduktorëve, bioteknologjisë dhe industrive dixhitale, me synim rritjen e aftësive inovative dhe forcimin e cilësisë së jetës së njerëzve. Për të tejkaluar krizën globale të 2008-s, qeveria promovoi paketën e stimujve ekonomikë dhe zgjeroi ndërtimin e infrastrukturës publike.

2010-2015 – Reforma industriale dhe lidhjet globale

Në dritën e zhvillimeve globale, qeveria prezantoi Planin Kombëtar për Dekadën e Artë. Fokusi i planit ishte të orientonte tre forcat kyçe të novacionit, hapjes dhe rregullimeve strukturore për të krijuar rrugën e rritjes për një dekadë të artë për Tajvanin. Në të njëjtën kohë, qeveria e vuri theksin në nxitjen e forcave orientuese të rritjes ekonomike në katër sfera kryesore, të promovimit të investimeve, nxitjes së infrastrukturës, reformimit të industrisë dhe lidhjes me botën.

monitor 756.indd

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz