Rezerva Federale ka sfiduar një seri javësh të dobëta të inflacionit, pasi ka rritur normat afatshkurtra të interesit me një pikë tjetër dhe ka përcaktuar plane të detajuara për të përmirësuar madhësinë e bilancit të saj më vonë këtë vit.
Kreu i FED, Janet Yellen, dhe kolegët e saj kanë rritur objektivin e e synuar për normën e fondeve federale me 0.25 pikë bazë, duke synuar një normë prej 1 deri në 1.25 për qind të mërkurën, duke përsëritur se ata presin që inflacioni të kthehet në objektiv, por duke theksuar se po ndjekin me vëmendje inflacionin e ulët.
Politikëbërësit e Fed kanë mbetur në parashikimet e mëparshme, duke treguar rritje të mëtejshme të normave në vitet e ardhshme, duke përfshirë edhe një rritje tjetër në tremujorin e fundit të vitit 2017 me një çerek pikë përqindje.
Zonja Yellen tha në një konferencë për shtyp se rritja e normës pasqyroi “përparimin që ekonomia ka bërë dhe që pritet që ajo të ecë drejt objektivave maksimalë të punësimit dhe stabilitetit të çmimeve që na janë caktuar me ligj”. Ajo shtoi se rritja ekonomike duket se është rikthyer nga fillimi i këtij viti. “Ne vazhdojmë të presim që ekonomia të zgjerohet me një ritëm të moderuar në vitet e ardhshme”.
Zonja Yellen gjithashtu pranoi se inflacioni nuk ishte rritur sipas parashikimit, por këmbënguli se ato u nxitën ndjeshëm nga reduktimet e njëhershme në kategoritë e çmimeve si shërbimet telefonike celulare dhe barnat me recetë. “Komiteti ende pret që inflacioni të rritet dhe të stabilizohet në rreth 2 për qind në dy vitet e ardhshme”, tha zonja Yellen.