Rezerva Federale Amerikane do të fillojë të pakësojë portofolin e madh të obligacioneve të grumbulluara pas krizës financiare të vitit 2008, në përpjekje për të përmirësuar një ekonomi të dobët. Masat ndërmerren për një ekonomi të forcuar dhe norma më të larta për hipotekat dhe kreditë e tjera me kalimin e kohës.
Fed njoftoi të mërkurën se do të lejojë që një pjesë e vogël e bilancit të saj prej $ 4.5 trilion, do të fillojë të reduktohet në tetor me 10 miliardë dollarë në muaj dhe gradualisht në rritje gjatë vitit të ardhshëm në 50 miliardë dollarë në muaj.
Banka Qendrore tha se po e lë normën e saj afatshkurtër të pandryshuar, por ka lënë në dyshim një rritje më të madhe të normave të interesit këtë vit, në qoftë se rritet vazhdimisht inflacioni i ulët. Parashikimet e azhurnuara ekonomike të politikëbërësve të Fed tregojnë se priten të rriten normat në vitin 2018.