Janet Yellen kaloi shumicën e katër viteve të saj si kreu i Rezervës Federale me një qëndrim të qetë, por po përfundon mandatin e saj me një shënim të ashpër, duke ndërtuar rastin për rritje të normave të interesit, në takimin e fundit, para se të lëshojë karrigen Jerome Powell.
Ndërsa duke lënë normat e pandryshuara, banka qendrore e SHBA tha se “rritjet në punësim, shpenzime të ekonomive familjare dhe investimet fikse të biznesit kanë qenë të qëndrueshme”, thuhet në një deklaratë të së mërkurës, që gjithashtu tregon përmirësim të opinionit për inflacionin, duke hapur rrugën për një rritje në muajin mars.
Powell do të betohet si kreu i Fed në 5 shkurt.
Krijuesit e politikave ndryshuan gjuhën e deklaratës për të përfshirë dy referenca në fjalën “më tej” në lidhje me parashikimet e tyre për rritjen e normave të rritjes graduale, të cilat ekonomistët thanë se ishte projektuar për të qenë më të larta.