FED lajmëroi se pas takimit të djeshëm u vendos se norma e interesit mbetet e pandryshuar, por që një vendim i rradhës do të mbahet në dhjetor të këtij viti.
Investitorët pritën që FED të rishikojë më ndryshime normat, por vendimi për rishikim në dhjetor erdhi si një “surprizë”, shkruan Reuters.
Banka qendrore pret që të bëjë një “kthesë” gjatë mbledhjes së radhës, pritet që objektiva e radhës të mund të sjellë një maksimalizim të punësimit dhe ulje të inflacionit me së paku 2 %. Kështu ka deklaruar FED gjatë deklaratës së lëshuar.
Takimet e Rezervës Federale dy ditët e fundit, përfliteshin nëse do të rriteshin normat e interesit për herë të parë në 10 vitet e fundit.
Një vendim ky, i cili duket se do të shkonte kundër nga bankat e tjera të mëdha që i kanë ulur normat. Tashmë, pritet dhjetori për vendimin të rradhës.