Fëmijët e çifteve gay janë ‘më të shëndetshëm dhe të lumtur’ se ato të rritur në familjet ‘tradicionale’ përbërë nga një baba dhe një nënë. Të paktën, ky është përfundimi i arritur nga një studim në Universitetin e Melburnit, botuar në revistën BMC Public Health, i cili po shkakton një debat shumë të madh në botë, madje edhe në vetë komunitetin shkencor.
Hulumtuesit kanë kryer hulumtimet e tyre në një mostër prej 315 familjeve me prindër gei nëpër Australi, për një total prej 500 fëmijë (80 përqind prej tyre me dy ‘nëna’, 20 me dy ‘baba’). Dhe rezultatet për shumë njerëz janë të habitshme: këta fëmijë, sipas llogaritjeve shkencore të Universitetit, janë gjashtë për qind më të shëndetshëm se sa ata me një mama dhe një baba. Dhe jo vetëm: ata tregojnë prirje më të madhe për kohezion familjar. Ndërsa për sa I përket parametrave si vetë-vlerësimi, shëndeti mendor dhe sjellja nuk shfaqin asnjë dallim.
Sipas Crouch, kjo ndodh shkak të shpërndarjes shumë më të mirë të përgjegjësive dhe detyrave brenda një familje me prindër homoseksualë krahasuar me ata ‘tradicionale’.
Studimi vuri në dukje, megjithatë, se aspekti që dëmton më shumë shëndetin e këtyre fëmijëve janë diskriminimet e këtyre lloj familjeve omogenitoriali, shpesh të pavetëdijshëm
Ndaj të cilëve i nënshtrohet familja, nga fyerjet e deri tek letrat formale që I drejtohen prindërve, me ‘Zotëri, Zonjë ‘. Por gjithsesi pasojat e këtij fenomeni, do të ishin të kufizuara. Në Australi, ku u krye studimi, 11 për qind e çifteve homoseksual dhe 33 për qind e çifteve të përbërë nga dy gra lesbike kanë të paktën një fëmijë.