Pavarësisht dëshmive në rritje se femrat i shtojnë forcën një biznesi, mund të jetë e vështirë për disa udhëheqëse femra të menaxhojnë kompleksitetin social të vendit të punës dhe ti bëjnë vend vetes si liderë.
Këtu janë disa këshilla me anë të së cilës do të bëni që prania juaj të ndihet në atë që ende mund të konsiderohet kryesisht bastion i meshkujve:
1.Ndërtoni një raport që në fillim
Ndërtimi i raportit me kolegët tuaj të rinj është jashtëzakonisht i rëndësishëm në çdo mjedis pune. Me siguri që do të ekzistojnë të paktën disa gjëra të përbashkëta mes kolegëve tuaj meshkuj dhe vetes tuaj, kështu që shpenzoni kohë tin identifikoni ato.
Dumd t’ju vijë pa dyshimnë ndihmë të mësoni rreth interesave të tyre dhe të kuptuarit se meshkujt ndonjëherë mund të jenë më pak ekspresive se femrat. Jepni kohë në dispozicion për kolegët tuaj të rinj, kërkoni mendimet dhe pikpamjet e tyre, dhe pyesni ata në lidhje me disa nga shqetësimet që lidhen me industrisë.
2.Ndihuni dhe veproni me vetë-besim
Ju jeni punësuar për një arsye dhe kompania i njeh aftësitë dhe përvojat tuaja nga të cilat do të përfitojë biznesi. Mos u tregoni i ndrojtur për të dhënë mendimet tuaja, kolegët tuaj (meshkuj dhe femra) duhet t’ju respektojnë për këtë.
3.Luani me pikat tuaja të forta
Sipas eksperimenteve të kryera në Michigan State University, është sugjeruar se femrat duhet të ‘reklamojnë aftësitë mashkullore’ nëse ato duan të kenë sukses në industritë e dominuara nga meshkujt. Cilësitë të tilla si këmbëngulja, pavarësia dhe ambicia duhet të reklamohet dhe vihen më shumë në dukje se sa të qënit e butë, mbështetëse dhe inkurajuese. Fokusohuni në avantazhet tuaja dhe krijoni një mjedis pune përfshirës I cili mbështet ekipin tuaj dhe e forcon atë.
4.Ndërtoni një sistem mbështetës
Ju ka gjasa të dëshironi të krijoni kontakte me femrat e tjera në organizatën tuaj ose të punësuarit e tjerë që ju frymëzojnë ose ju inkurajojnë. Vetëm duke e ditur se ka njerëz në situata të ngjashme ose që ju mbështesin do t’ju sigurojë komfortin dhe mbështetjen për të cilët mund të keni nevojë.
5.Mos ndaloni së mësuari
Pavarësisht fazësh profesionale në të cilën gjendeni aktualisht, apo kulmet e suksesit që do të prekni në të ardhmen, kurrë pushoni së mësuari. Bota është gjithmonë në ndryshim dhe kështu është edhe industria. Njohuritë dhe aftësitë tuaja kanë nevojë të ndryshojnë dhe të përmirësohen nëse doni të qëndroni në treg. Menxhoni kohën dhe jetën tuaj në në mënyrë që të krijojë shanset maksimale për të mësuar.