Anketa e Përdorimit të Kohës, e publikuar nga INSTAT merret me përdorimin e kohës në Shqipëri për popullsinë 10 vjeç e lart në periudhën nga Marsi 2010 dhe 12 muajt pasues. Përdorimi i kohës në Shqipëri lidhet ngushtë me gjininë e personave sa i përket punës dhe kohës së lirë. Si puna e paguar, ashtu edhe puna e papaguar janë aktivitete prodhuese dhe janë shumë të rëndësishme për ekonominë dhe mirëqenien. Që të dyja kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë që familja të mund të përballojë jetesën.
Meshkujt kalojnë shumë më tepër kohë sesa femrat duke kryer punë të paguar, si përsa i përket numrit të orëve dhe minutave, ashtu edhe shkallës së pjesëmarrjes në kryerjen e punës së paguar në një ditë mesatare. Femrat kalojnë shumë më tepër kohë duke kryer punë të papaguar, përsa i përket numrit të orëve dhe minutave, ashtu edhe përqindjes të personave që kryejnë punë të papaguar në një ditë mesatare.
Për sa i përket kohës mesatare dhe normave të pjesëmarrjes në aktivitete shoqërizuese ose në jetën sociale është vënë re se femrat shpenzojnë më tepër kohë në shtëpi sesa meshkujt. Restorantet dhe vende “të tjera” luajnë një rol më të rëndësishëm në jetën sociale të meshkujve se të femrave.
Ditët e punës së paguar të meshkujve janë mesatarisht rreth një orë e gjysmë më të gjata sesa ato të femrave (7:39 përkundrejt 6:11 orë), kurse ditët e punës së papaguar të femrave janë shumë më të gjata sesa ato të meshkujve (5:42 përkundrejt 2:06 orë). Ekziston gjysmë ore diferencë përsa i përket kohës kushtuar studimeve.
Ajo pjesë e popullsisë që punon punë të paguar është më e vogël fundjavave sesa ditëve të javës. 60 përqind e meshkujve të popullsisë (këtu të moshës 10 vjeç e sipër) punojnë për të ardhura ditët e javës 45 përqind e bëjnë këtë fundjavave. Për femrat, shifrat korresponduese janë 34 përqind përkundrejt 25 përqind. Meshkujt dhe femrat konsumojnë një sasi kohe me aktivitetet gjatë një dite të zakonshme. Pothuajse të gjithë bëjnë aktivitete në kohën e lirë.
Rreth 15 përqind e kohës i kushtohet studimeve, pa asnjë lloj diference të regjistruar midis femrave dhe meshkujve. Megjithatë, puna midis gjinive që rezulton në një numër shumë më të madh meshkujsh në krahasim me femrat që kryejnë punë të paguar (56 përkundrejt 32 përqind). Kur vjen fjala tek puna e papaguar, ndodh e kundërta, janë femrat ato që në një numër shumë më të madh se meshkujt kryejnë punë të papaguar (91 përkundrejt 40 përqind).
Puna totale e femrave kalon punën totale të kryer nga meshkujt, veçanërisht në pasdite. Ndryshim të dukshëm ka edhe gjatë mbrëmjes. Koha e lirë e femrave arrin kulmin rreth orës 18:00, me rreth 40 përqind të femrave që mund të marrim pjesë në aktivite të kohë së lirë. Edhe pse nuk është pika maksimale, edhe gjysma e meshkujve kryjnë aktivitetet e kohës së lirë në të njëjtën kohë. Kulmi i kohës së lirë për meshkujt është në orën 21:30 ku 60 përqind e tyre janë të përfshirë në një aktivitet të kohës së lirë. Në këtë 35 përqind e femrave janë duke kryer aktivitetet e kohës së lirë ndërsa 30 përqind janë duke kryer punë të papaguar.