Sipas të dhënave, Mbreti i Popit ka paguar 19.5 milionë dollarë amerikanë në vitin 1980 kur bleu fermën e tij prej 2,700 akrash në Kaliforni.
Ferma e Michael Jacksonit (Neverland Ranch) ka dalë sërish në shitje, por këtë viti çmimi i saj ka rënë shumë në vlerë. Nëse katër vite më parë, ajo u hodh në treg kundrejt vlerës prej 100 milionë dollarësh amerikanë, sivjet ajo u nxor në shitje kundrejt vlerës prej 31 milionë dollarësh amerikanë.
Ferma prej 2,700 akrash (1,093 hektarësh) ndodhet pranë Los Olivos dhe përbëhet nga 3 shtëpi të vogla për miqtë, 6 dhoma gjumi, një sallon gjigant, një liqen prej 4 akrash me një ujëvarë, një fushë tenisi, bimë dhe pemë të llojeve të ndryshme dhe kafshë të shumta.
Edhe pse kjo është një prej periudhave më të mira për shitje të fermave në atë zonë, agjencia që e ka nxjerrë këtë shtëpi në shitje shprehet se nuk ka një arsye të saktë në lidhje me rënien drastike të çmimit të saj.
Kjo fermë u ble në vitin 1988 nga Michael Jackson kundrejt vlerës prej 19.5 milionë dollarësh amerikanë ndërsa në vitin 2008 ajo u ble nga një firmë investimesh në sektorin real estate kundrejt vlerës prej 22.5 milionë dollarë amerikanë.
Burimi: The Economic Times