Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve ka publikuar në faqen e saj zyrtare listën e plotë të fermerëve active, u mund të konsultoni statusin, për çdo transaksion që mund të kryeni me këto subjekte. Kjo listë publikohet me qëllim për t’u ardhur në ndihmë grumbulluesve të produkteve bujqësore dhe blegtorale, pasi nuk lejohet që të lëshohen fatura tatimore për fermerët, të cilët nuk janë aktivë. Sipas listës së Tatimeve rezultojnë 40,125 fermerë aktivë në të gjithë Shqipërinë.
Sipas Drejtorive Rajonale Tatimore përllogariten 4620 në Berat, 556 në Dibër, 1707 në Durrës, 4895 në Elbasan, 10913 në Fier, 2015 në Gjirokastër, 7215 në Korçë, 684 në Kukës, 962 në Lezhë, 3993 në Shkodër, 329 në Tiranë, 1108 në Vlorë.
NË linkun më poshtë gjeni listën e plotë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.