Ferrari e mbyll tremujorin e tretë 2017 me rekord fitimesh

07/11/2017 2:09 PM 0 komente

Tremujor rekord, nga pikëpamja ekonomike për Ferrarin. Pavarësisht zhgënjimit në pistë, me botërorin e Formula 1 që përfundoi me fitoren e Lewis Hamilton dhe Mercedes-it të tij, Ferrari e mbylli tremujorin e tretë 2017 me shifra rekord.

Ferrari e mbylli tremujorin e tretë me fitime neto në 836 milionë euro, me rritje 53 milionë ose +6,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Për më shumë, të ardhurat nga automobilat dhe pjesë këmbimi (605 milionë euro) janë rritur me 12,7% krahasuar me vitin e kaluar.
Ndërsa të ardhurat nga motorët regjistruan një rënie me 9,8% në 88 milionë euro për shkak të ndërprerjes së marrëveshjes së furnizimit me një skuderi të Formula 1 dhe rënies së lehtë të shitjeve në Maserati.

Edhe të ardhurat nga sponsorizimet, të ardhura komerciale që lidhen me markën, ranë në 1,3% në 124 milionë, për shkak të pozicionimit të keq në klasifikimin e Kampionatit Botëror të vitit 2016 krahasuar me vitin 2015, pjesërisht e kompensuar nga një rritje e fitimeve nga sponsorizimet dhe ato që lidhen me markën.

Të ardhurat e tjera (19 milionë, -18,8%) regjistruan një rënie për shkak të dekonsolidimit të biznesit europian në shërbimet financiare, nga nëntori 2016.

Kostot e kërkimit e zhvillimit, si dhe kostot industriale janë rritur në 8 milionë, ashtu si dhe shpenzimet përgjithshme, administrative dhe ato të shitjes (2 milionë).

Ndër të tjera, në tremujorin e tretë, norma e tatimit ka rënë me 27,6% krahasuar me 29,8% në të njëjtën periudhë të vitit 2016, për shkak të vendimit të qeverisë italiane për të reduktuar normën e tatimit në 24% nga 27,5% dhe reduktimit të kostove për kërkimin e zhvillimin dhe amortizimin.

Dhe në fund, duke marrë në konsideratë gjithë këto zëra, fitimi neto i skuderisë në tremujorin e tretë është 141 milionë euro, duke regjistruar një rritje me 128 milionë euro (+24%).

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz