Ferrari, marka më e fortë në botë

31/01/2019 5:00 PM 0 komente

Çdo vit, Brand Finance vlerëson pozicionimin e markave më të rëndësishme në botë, pjesë e klasifikimit Global 500. Edicioni i këtij viti, i prezantuar në World Economic Forum, sheh një rikthim të madh: Ferrari është marka më e fortë në botë.

Këtë vlerësim Ferrari e mori edhe në vitin 2014, me një vlerësim 94,8 pikë nga 100.

Klasifikimi përfshin marka që veprojnë në të gjithë sektorët, në të gjithë kontinentet, të matura në bazë të investimeve në marketing, të vlerës së saj në aspektin e imazhit dhe të rikthimit ekonomik të krijuar. Vitin e kaluar, Ferrari renditej në vend të tretë.

Brand Finance publikoi edhe klasifikimin sa i përket vlerësimit ekonomik të markës.

Amazon është në vendin e parë. Sipas Brand Financë, marka vlen 187,7 miliardë dollarë. Pas kompanisë së Jeff Bezos është Apple (2) dhe Google (3). Microsoft ngjitet në vendin e katërt, me një rritje të vlerës së markës 47%, ndërsa Facebook mbetet stabël në vendin e shtatë, kjo për shkak edhe të skandaleve të vitit të kaluar.

Por surpriza e vërtetë vjen nga Kina ku iQuyi (konkurrent i Netflix) ka parë një rritje të markës së vet me 326%. iQuyi nuk është një rast i izoluar. Vlera e markave kineze që bëjnë pjesë në Brand Finance Global 500 për herë të parë ka kapërcyer 1.000 miliard dollarë.

Burimi: Forbes

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of