Në kuadrin 2 vjetorit të lindjes, monovolumi italian i dhuron vetes disa motorë të rinj.Vjen gjithashtu versioni i parë me përmbajtje të lartë muzikore dhe një karroceri dyngjyrëshe opake
Në kohë krize, makinat praktike dhe funksionale siçjanëmodelet monovolum, mbrohen akoma mirë.Është pikërisht 500L ajo që po ecën më mirë nga të gjitha në Evropë, me një diferencë të konsiderueshme ndaj konkurrentëve. Ne provuam dy variante të saj, variantin 1.4 T-Jet me benzinë me 120 kf dhe atë turbodiesel 1.6 Multijet II (por që është i pajisur me një motor common rail të gjeneratës së tretë). Në rastin e parë, bëhet fjalë për një model disi të veçantë… për shkak të performancave, do të mendoni. Por në të vërtetë jo, pika e fortë e këtij modeli është muzika. E dyta, sigurisht, përbën zgjedhjen ideale për udhëtimet e gjata.
T-Jet: e certifikuar nga Dr. Dre
Për ata që mund të mos e njohin, reperi dhe producenti muzikor Dr. Dre vë firmën e tij mbi disa aksesorë audio ndër më prestigjiozët për momentin, ndër të cilat kufjet e mirënjohura Beats by Dre.Në rastin e 500L Beats Edition, është leshura dora për sa i përket fuqisë së impiantit muzikor: në total, altoparlantët e makinës shënojnë një shifër prej 520Watt, të ndarë në tetë kanale dhe me procesor zëri dixhital. Domethënë, kur ngrihet volumi, motori dëgjohet pak ose aspak. Por kur shkelet pedali i gazit, ndjehet shumë mirë gjallëria me të cilën rritet regjimi i punës së motorit, ndërkohë që efektii bezdisshëm “shtytës” i turbos është minimal. Vetëkuptohet që këtu nuk flasim për një makinë sportive, por kjo varet kryesisht nga natyra e 500L sesa nga fuqia në dispozicion. Për më tepër, versioni i provuar është një Trekking, me goma dimërore në seri, të cilat janë burim i një nënkthimi të ndjeshëm, por edhe i një traksioni sipëror në terrenet e rrëshqitshme, sidomos nëse përdoret butoni Traction+, që kryen një shpërndarje efiçente të momentit motorik në rrotat e para, duke bllokuar me frena rrotën që humbet aderencë. Motori i ri me benzinë është i homologuar Euro 6 (qëfutet në fuqi nëjanar 2016):ai është i mirënjohuri Fire 1.6 litra i pajisur me turbo, i cila ka sjellje të njëjtë me një motor prej 1.8 litrash të aspiruar. Sipas kompjuterit të bordit, një udhëtim me shpejtësi mesatare në autostradëkërkon 8.3 litra për tëpërshkuar 100 km (12 km/litër).
Multijet: me turbo variabël
Kohët e fundit, versioni me naftë i 500L ka arritur të fitojë një medalje të vogël: është modeli diesel më i shitur në Itali, pavarësisht kategorisë. Tregues ky që motori, i cili tashmë është përditësuar me një turbo me gjeometri variabël Honeywell, është tepër i pëlqyer. Megjithatë,modifikimi i kësaj njësie akoma nuk e ka përshtatur për normativën Euro 6 (do të bëhet brenda vitit, deklarojnë tek Fiat, për momentin mbetet tek Euro 5+), por mbase kjo mund të jetë arsyeja pse ruan të njëjtën gjallëri dhe gatishmëri. Nuk bën zhurmë përveç se në të ftohtë dhe premton konsume tepër të ulëta: kjo është e besueshme, sepse gjatë provave, ku praktikisht e shtrydhëm makinën, arritëm një mesatare prej 14-15 km/litër, gjë që sigurisht mund të përmirësohet me pak më tepër kujdes, gjithashtu duke ndjekur udhëzimet e kompjuterit të bordit.
Fiat 500 Cult
KOHA E DIXHITALIZIMIT
Do të jetë një vit i rëndësishëm për familjen e modeleve 500, sepse, krahas modelit off-road 500X, pritet të mbërrijë edhe versioni Restyling i të voglës 500. Për herë të parë ju prezantojmë imazhet e modelit Cult, versioni kryesor i gamës, i cili do të përfshijë gjithçka. Në veçanti, bën debutimin e tijkuadri i instrumenteve tërësisht dixhital dhe i konfigurueshëm sipas dëshirës. Instrumentet gjithashtu mund të ndryshojnë në varësi të modalitetit të drejtimit, Sport ose Eco. Në gamën e motorëve ka mbërritur varianti TwinAir me 105 kf, i cili është aktualisht i pranishëm edhe tek MiTo, por që këtu shkëlqen akoma më tepër, sepse modeli 500 ka një shkathtësi spektakolare, e cila është tipike e makinave me hap të shkurtër dhe me karrexhata të gjera. Në modalitetin Sport, gjallëria dhe gatishmëria nuk mungojnë, gjithashtu dridhjet shuhen gati plotësisht nga prania e volanit me masa të shpërndara. Edhe zhurma tipike e motorit me dy cilindra është zbutur së tepërmi dhe në regjimet mbi 2.000 rpm, efekti është zhdukur pothuajse plotësisht. Mbetet, ashtu si tek versioni me 85 kf, një interval disi i ngushtë i shfrytëzimit të numrit të rrotullimeve, praktikisht vetëm nga 4.000 deri në 5.200, një vlerë që arrihet në një kohë shumë të shkurtër, duke pasur parasysh se forcat e inercisë që veprojnë janë tepër të ulëta. Tejet të kënaqshme edhe performancat: 0-100 km/h në vetëm 10 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 188 km/h.
Diçitura
Ngjyrosur me të kuqe
Varianti Beats Edition, i realizuar në bashkëpunim me reperit Dr. Dre, njihet nga pincat e frenave ngjyrë të kuqe dhe nga shiritat tek pasqyra: impakti vizual është tepër i këndshëm. Gjithashtu, tepër e bukur edhe bojatisja opake dyngjyrëshe
TË DHËNA TEKNIKE |
500L Trekking Multijet II |
1.598 cc – 4 cilindra |
88 kW (120 kf) në 3.750 xhiro/min |
320 Nm në 1.750 xhiro/min |
Traksion në rrotat e para |
Kambio manuale me 6 marshe |
Shpejtësia maksimale 183 km/h |
0-100 km/h për 11.5 sekonda |
Konsumi mesatar 20.8 km/litër |
Gjat. 427 – gjer. 180 – lart. 168 cm |
Pesha 1.370 kg |
€ 24,010 |
TË DHËNA TEKNIKE |
500L Trekking Beats T-Jet |
1.368 cc – 4 cilindra |
88 kW (120 kf) në 5.000 xhiro/min |
215 Nm në 2.500 xhiro/min |
Traksion në rrotat e para |
Kambio manuale me 6 marshe |
Shpejtësia maksimale 183 km/h |
0-100 km/h për 11.0 sekonda |
Konsumi mesatar 14.3 km/litër |
Gjat. 427 – gjer. 180 – lart. 168 cm |
Pesha 1.290 kg |
€ 23,510 |
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.