FIAT 500X

10/12/2018 12:56 PM 0 komente

Me motorin e ri turbo trecilindërsh me benzinë, kjo është një makinë e shkëlqyer dhe shumë e manovrueshme. Në sajë të fenerëve LED dhe sistemeve ADAS makina është bërë më e sigurt

 

FireFly, ky është emri që Fiat ka zgjedhur për motorët e rinj turbo me benzinë me të cilët po debuton modeli 500X 2019: motorë të lehtë, me përdorim të lartë të aluminit dhe të fuqishëm për cilindratën që kanë. Një risi tek Lingotto, por jo për grupin FCA, sepse tani bëhet fjalë për të njëjtët motorë të prezantuar me Jeep Renegade.

Ёshtë e qartë se kjo nuk është risia e vetme, por ajo paraqet thelbin dhe zgjidhjen teknike si dhe fundin e një rrugëtimi (gjithçka kishte MultiAir tani është zëvendësuar). Koha do ta tregojë. Tani për tani ka dy tipe FireFly me benzinë që ecin shumë mirë: njëri është tre cilindra me 120 kf dhe tjetri katër cilindra 1.3 me 150 kf dhe 270 Nm. Në rrethinat e Torinos u bë një xhiro prove me një 500X City Cross me kambio manuale me gjashtë marshe dhe që i kishte gjithë aksesorët: rezultati, një motor i fuqishëm e premtues.

 

I PAVARUR NE QYTET

Ristilimi, veç ndryshimeve estetike në pjesët e parme dhe të pasme të makinës, përfshin kryesisht fenerët
LED (që vendosen sipas kërkesës, ndërsa dritat që përdoren gjatë ditës janë gjithmonë të kësaj teknologjie) si
dhe sisteme që ndihmojnë drejtuesin gjatë drejtimit të mjetit. Pajisja standard ka lane keeping për mbajtjen
e makinës në korsi, për leximin e sinjalistikës rrugore si dhe të ashtuquajturin këshillues shpejtësie:

kjo e fundit kufizohet duke shtypur një buton në krahun e djathtë të timonit. Pra, siguria është kryesore, prandaj edhe FireFly-t i është dhënë një pjerrësi natyrale. Mjeti i ri SUV rrëshqet shkathtësisht në trafikun e rënduar, nuk paraqet ndonjë problem në fazën e përshpejtimit (shpejtësia nga 0-100 km/h kapet për 10.9 s) dhe
kambio manuale e marsheve është në lartësinë e duhur. Pra njësia e re tre cilindra sillet mirë në xhunglën
urbane.

Nëse udhëton në distanca të gjata në autostradë, njësia 1.3 me kambio me friksion të dyfishtë me
6 raporte paraqet një alternativë të mirë. Mbeten 1.6 e-Torq me 110 kf dhe Multijet II me naftë (1.3 me
95 kf e 1.6 me 120 kf). Fiat nuk përjashton asgjë, por tani për tani nuk është parashikuar të përdoret gazi i
lëngshëm dhe metani. Nga ana tjetër tani si ylli polar shihet elektronika, siç
e parashikonte Sergio Marchionne, sidomos në kontekstin mild hybrid.

Një kapitull ku FireFly mund të luajë një rol të rëndësishëm.

 

1.0 T3 FIREFLY
CITY CROSS

Të dhëna teknike

Motori

• L3 turbobenzinë

• Cilindrata 999 cm3

• Fuqia maksimale 88 kW (120
kf) në 5.750 xhiro/min

• Momenti përdredhës
maksimal 190 Nm në 1.750
xhiro/min

Transmisioni

• Traksion në rrotat e para

• Kambio manuale me 6 marshe
Performanca

• Shpejtësia maksimale 188
km/h

• 0-100 km/h 10,9 s

• Konsumi mesatar 16,7 km/l

Përmasat dhe pesha

• Hapi 257 cm

• Gjatësia 427 cm
Gjerësia 180 cm
Lartësia 160 cm

• Pesha 1.320 kg

Çmimi

• 21.500 €

 

Fenerët prapa LED i janë nënshtruar një ristilimi dhe në çdo aspekt i ngjajnë atyre të modelit 500. Ndërsa brenda bie në sy timoni i ri (më ergonomik) dhe kuadri i instrumenteve me grafikë të përditësuar për takimetrin, xhiro matësin dhe ekrani i vogël 3.5 inç në qendër

 

Kroskoti dominohet nga një ekran 7 inç për informacione Uconnect, i cili është i pajisur me sistemet Android Auto
dhe CarPlay. Ky i fundit, pasi aktivizohet, nuk e fsheh menunë e aksesit të shpejtë të sistemit FCA: një zgjedhje kjo që të kursen kohë

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of