BILANCI FIFA – FIFA raportoi një humbje neto prej 191,5 milionë dollarësh për vitin 2017, viti i tretë i ciklit katërvjeçar të Kampionatit Botëror të Futbollit, i cili që do të zhvillohet në verën e këtij viti në Rusi.
Ky është një rezultat më i mirë se pritshmëritë, duke marrë në konsideratë – siç bën të ditur Inside World Football – një buxhet të detajuar për 2017-n, i përfshirë në raportin financiar të vitit të kaluar, sipas të cilit humbjet vlerësoheshin në 489 milionë dollarë.
BILANCI FIFA, PARASHIKOHET NJË BILANC POZITIV PËR VITIN AKTUAL FISKAL – Fitimet që vijnë nga të drejtat e licencave kanë tejkaluar buxhetin për ciklin katërvjeçar, një aspekt që është në kontrast me burimet kryesore të të ardhurave: të drejtat televizive dhe marketingun. FIFA pranon, megjithatë, se 98 për qind e të ardhurave totale të parashikuara për 2015-18 është kontraktuar në datën e mbylljes së bilancit. Pjesa më e madhe e fitimeve dhe shpenzimeve që lidhen me Kampionatin Botëror të Futbollit Rusi 2018 do të ndahen në vitin aktual fiskal, bilanci i të cilave parashikohet të jetë pozitiv.
BILANCI FIFA-s: KONFEDERATAT NËN PRITSHMËRI, MIRË BOTËRORI PËR KLUBET – FIFA ndër të tjera ka përdorur 65 milionë dollarë për mbulimin e shpenzimeve që lidhen me “çështje ligjore” në të cilat është përfshirë. Edhe në këto kosto, përveç atyre të qeverisjes, janë reduktuar krahasuar me nivelet në vitin 2016.
Gjatë Kupës së fundit të Konfederatave u shitën më pak bileta për ndeshje, me një qarkullim prej vetëm 22 milionë dollarësh, më pak se gjysma e asaj që ishte parashikuar.
Sa i përket Botërorit të Klubeve në vitin 2017, shpenzimet ishin 21 milionë dollarë ndërsa fitimet arritën në 37 milionë dollarë.
BILANCI I FIFA-s, REDUKTIM I SHPENZIMEVE PËR ORGANIZIMIN E KATAR 2022 – FIFA shpjegoi se është në rrugën e duhur për të kapërcyer pragun e të ardhurave të parashikuara për ciklin 2015 – 2018: 5,66 miliardë dollarë. Ndër të tjera, FIFA ka vendosur kufirin minimal të të ardhurave për katërvjeçarin e ardhshëm, i cili do të kulmojë me Kampionatin Botëror të Futbollit në vitin 2022 që do të zhvillohet në Katar – 6,56 miliardë dollarë.
Ky parashikim vjen edhe prej faktit të reduktimit të numrit të vendeve në Botërorin e vitit 2022 dhe “ristrukturimit të menaxhimit operativ” në këtë kampionat.