Spiegel e Gjermanisë raportoi këtë javë se FIFA ka hyrë në bisedime me Qatar Airëays për të zëvndësuar Emiratet.
Emirates po heq dorë nga sponsorizimi i saj i FIFA, duke u bërë mbështetësi i parë që braktis organin drejtues së futbollit pas akuzave për korrupsion të lidhura me votimin për vendin pritës së Kupës së Botës dhe presidencën e grupit.
Emirates, linja më e madhe ndërkombëtare ajrore në botë, deklaroi se nuk do ta shtyjë kontratën që filloi në vitin 2006 dhe përfundon këtë vit.
“Ky vendim u morr pas vlerësimit të propozimit të kontratës së FIFA, i cili nuk përputhej me pritshmëritë e Emirates,’ referoi kompania ajrore.
Partnerët më të mëdhenj të FIFA –Adidas AG, Coca-Cola Co. (KO), Hyundai Motor Co., Sony Corp. dhe Visa Inc. –e kanë nduhmuar organin drejtues të sportit të gjenerojë 350 milion dollar sponsorizime vjetore. Muajin e kaluar, Michael Hershman, këshilltar në FIFA për vetëm një herë mbi reformën në korporatë, kritikoi kompanitë se kanë qëndruar duarkryq ndërsa zbuloheshin skandalet.
“Ata faktikisht kanë folur deri më tani për çështjen e vlerave dhe etikës dhe pajtueshmërisë dhe qeverisjes, ‘tha Hershman, një bashkë-themelues i Transparency International, në një intervistë. ‘Ka ardhur koha që ata të reagojnë më fort.’
Kompanitë nuk kanë bërë ende dicka, sipas Hershman, sepse ka shumë për të rrezikuar në këtë lojë. Gjithcka vërtitet rreth parave.’ Kupa e Botës, eventi më i shikuar sportiv në mbarë botën, gjeneron 5 miliard dollar nga kontratat televizive dhe marketingu.
4 nga 5 sponsorët kryesorë kanë rinovuar kontratat të paktën deri në Kupën tjetër të Botës që pritet të zhvillohet në Rusi dhe Sony është në process diskutimesh për shtyrje kontrate.