FIFA rrit kompensimin për klubet në rast dëmtimi të lojtarëve në kombëtare

27/12/2018 5:45 PM 0 komente

FIFA, organi më i madh i futbollit në botë, ka rritur dëmshpërblimet për klubet, lojtarët e të cilëve luajnë në kombëtaret respektive. Siç shkruan “AS”, në rast dëmtimi të një lojtari, klubi në pronësi të futbollistit do të marrë 28.540 euro për çdo ditë që ai nuk do të luajë.

Kjo shumë do të llogaritet në bazë të pagës fikse – duke përjashtuar shpërblimet – të futbollistit. Autoriteti do të paguajë në total 7,5 milionë euro për lojtar, nëse dëmtimi ndodh në një ndeshje me kombëtaren dhe qëndrimi jashtë fushës do të zgjasë më shumë se 28 ditë.

ECA (European Club Association) ushtroi presion mbi FIFA-n nëpërmjet UEFA që klubet të merrnin një shumë më të madhe. Autoriteti do të vërë në dispozicion deri në 80 milionë euro në vit për mbulimin e dëmtimeve. Marrëveshja me FIFA-n është firmosur deri në Botërorin e Futbollit 2022, që do të zhvillohet në Katar.

Përveç sigurimit, FIFA kompenson tashmë financiarisht klubet për huazimin e lojtarëve të tyre në fazën kualifikuese në Botërorin e Futbollit. Në Rusi 2018, janë shpërndarë 200 mln euro për të kompensuar klubet për huazimin e lojtarëve të tyre. Paratë janë shpërndarë mes 416 skuadrave; klubet që kanë përfituar më shumë para janë Manchester City, Real Madrid, Tottenham dhe Barcelona.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of