Ndërsa uleni për të negociuar, shumë presin të shohin nëse personi tjetër do të hedhë hapin e parë. Në vend që të prapseni dhe prsini, udhëhini rrugën. Filloni bisedën duke vendosur se si do të punoni së bashku. Në vend se që të paraqisni kërkesa të drejtëpërdrejta dhe duke të prisni për reagim, tregoni se e keni të domosdoshme të dëgjoni pikpamjet e homologut tuaj. Pyesni për interesat e tij dhe dëgjoni me vëmendje. Përsëriteni atë që keni dëgjuar kështu që ai/ajo do e kuptojë se e keni kuptuar.
Ndani edhe ju informacionin tuaj. Kurdo që sugjeroni një opsion, shpjegoi arsyet tuaja- pa mbajtur një fjalim – dhe jepni palës tjetër kohën për të absorbuar cka ju referuat dhe t’iu përgjigjet. Nëse, nga ana tjetër, homologu juaj e merr I pari përgjegjësinë për të hapur bisedën, në një mënyrë që ju mendoni se është e padobishme (duke përcjellë një pozicion të caktuar ose duke bërë një kërcënim delikat), nuk ka nevojë ta pasoni. Sugjeroni një qasje të ndryshme që do të rezultonte më e dobishme.