Ministria e Punës dhe Mirëqenjës Sociale (MPMS) bëri të ditur se në Prishtinë, u zhvillua raundi i dytë i negociatave për marrëveshje bilaterale në fushën e sigurimeve sociale në mes të Kosovës dhe Zvicrës.
Gjatë këtyre ditëve palët arriten të finalizojnë marrëveshjen bazë për sigurimet sociale, marërveshjen administrative për implementimin e marrveshjes bazë, si dhe formularët e nevojshëm për implementimin e kësaj marrëveshje.
Palët negociatore u pajtuan që marrëveshjet e arritura të përafohen nga kryesuesit e grupeve të punës në fund të muajit maj në Bernë.
Koha prej një muaji do të nevojitet që marrëveshja bazë, marrveshja administrative, si dhe formularët e dakorduar të përkthehen në gjuhët përkatëse, të kalojnë nëpër procedurat e nevojshme brenda shteteve përkatëse në mënyrë që të përafrohen në fund të muajit maj.
Pas kësaj do të kërkohet nga qeveritë e të dyja shteteve autorizimi për nënshkrimin e marrëveshjes.
Në rast të autorizimit pritet që marrëveshja të nënshkruhet nga ministrat përkatës të të dy vendeve gjatë pjesës së dytë të vitit 2017 dhe pastaj të kalojë nëpër procedurat e brendshme të të dy vendeve për ratifikim.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.