Çështja e sigurisë për finalen e Europa League kthehet në vëmendje pas atentatit terrorist në koncertin e Ariana Grande që po zhvillohej në Manchester. Në Friends Arena të Stokholmit do të përballen nesër (më 24 maj) Manchester United dhe Ajax.
Për këtë ndeshje, UEFA, në bashkëpunim me autoritetet lokale, ka ndërmarrë kontrolle të rrepta dhe masa sigurie shtesë.
“UEFA është e tronditur nga sulmi terrorist mbrëmë në Manchester – lexohet në një deklaratën e saj. U shprehim ngushëllimet familjeve të personave që humbën jetën”. “Aktualisht nuk ka informacione nga shërbimet e inteligjencës për ndonjë sulm terrorist në finalen e Europa League” – shkruhet më tej në deklaratën e UEFA-s. Për të garantuar sigurinë maksimale, UEFA fton gjithë tifozët të vijnë sa më shpejt të jetë e mundur në stadium, pasi janë parashikuar kontrolle të imtësishme që mund të vonojnë hyrjen në impiant”.
Këtë vit do të jetë Stokholmi që do të mirëpresë finalen e UEFA Europa League. Kryeqyteti i Suedisë veçse një qytet mjaft i bukur dhe me atraksione kulturore, është dhe një pikë referimi në botën e sportit.
Finalja mes Ajax dhe Manchester United do të luhet në Solna, qytezë në periferi të kryeqytetit ku ndodhet Friends Arena, stadiumi i ri kombëtar në Suedi i cili ka zëvendësuar stadiumin e vjetër Råsunda Fotbollstadion. Projekti fillestar parashikonte ristrukturimin e tij, por kjo zgjidhje nuk ishte praktike dhe u zgjodh të ndërtohej një stadium i ri rreth 1 kilometër më larg.
Friends Arena
Ndërtimi i stadiumit nisi në maj të vitit 2009 dhe u përurua më 27 tetor 2012 me një koncert në mbrëmje të mbajtur me këtë rast nga artistë suedezë. Ndeshja e parë e futbollit që u zhvillua në këtë stadium ishte një miqësore midis Suedisë dhe Anglisë më 14 nëntor 2012.
Ky impiant ka një çati të lëvizshme që mund të hapet dhe mbyllet në 20 minuta. Kjo e shndërron stadiumin në një sallë të mbyllur koncertesh me një kapacitet 67.500 vende. Për ndërtimin e çatisë është përdorur çelik me rezistencë të lartë, falë të cilit kostot e ndërtimit janë reduktuar në 20 milionë korona suedeze (2 milionë euro). Stadiumi ka edhe një sistem me ajër të kondicionuar.
Friends Arena, shtëpia e AIK Solna, një prej klubeve më të njohura në Suedi
Stadiumi ka kushtuar rreth 2 miliardë korona suedeze (205 milionë euro me kursin aktual). Në ndërtimin e tij kanë marrë pjesë: Federata e Futbollit të Suedisë 33%; Fabege (shoqëri imobiliare) 22,8%; Peab (firmë ndërtimi) 17,2%; Jernhusen (e cila zotëron stacionin e Stokhomit) 10% dhe në fund Komuna e Solna-s, 16,7%.
Më 14 nëntor 2013, Friends Arena festoi 1-vjetorin jo në mënyrën më të mirë, me një humbje të përgjithshme prej 200 milionë koronash (20,5 milionë euro) për shkak të investimeve të bëra në këtë zonë, në të cilën në atë kohë po vijonte ndërtimi i qendrës tregtare të Skandinavisë, më e madhja e rajonit.
Në nëntor 2016, shoqëria Fabege bëri të ditura aksionet e Peab, Jenhusen dhe Komunës së Solna-s prej 178 milionë koronash (18,25 milionë euro), 120 milionë prej të cilave për mbulimin e humbjeve të stadiumit. Pas blerjes, Fabiene zotëron 66,7% të aksioneve, ndërsa Federata e Futbollit 33,3%.
Finalja e Europa League do të sjellë përfitime të mëdha për stadiumin duke parë edhe emrat e dy finalisteve, dy skuadra historike të futbollit botëror.
Manchester United, që drejtohet nga Jose Mourinho nuk arrin një finale europiane që nga viti 2011, ndërsa Ajax nuk luan një finale prej 21 vjetësh. Dy tifozeri të nxehta që me siguri do ta ndjekin në masë skuadrën e zemrës dhe do të garantojnë përfitime të mëdha për kryeqytetin suedez.