Ministria e Financave bën bilancin e punës për 300 ditët e para. Kreu i Financave Shkëlqim Cani gjatë fjalës së tij tha se është në filozofinë e qeverisë që të krijhojë klimën e besimit. Ai falënderoi institucionet ndërkombëtare për bashkëpunimin e deri tanishëm. Deri tani ka një maratonë ligjesh, ku dy më të rëndësishëmet pritet të kalojnë nesër.
“Kemi rritur besimin te biznesi, tek ekonomia, qeverisja dhe rezultatet e kanë justifikuar. Por, kurrsesi ne nuk duhet të kënaqemi me pak. Shumë më tepër detyra na presin. Janë tre nivele ku ne do të fokusojmë punën tonë të ardhshme : E para, thellimi i luftës kundër evazionit fiskal, kontrabadës dhe korrupsionit. Është një retorikë, por nuk ka arritur aty ku duhet. Kërkon qasje të re. Vendosmëria do të jetë parimi i parë. Do të bazohemi te teknologjia e informacionit dhe transparenca.
E dyta, efikasiteti i përdorimit të parasë publike sepse kështu do të mund të kursehet sa më shumë. Të realizosh të ardhura dhe t’i përdorësh mirë ato.
Dhe treta ka të bëjë me stabilitetin fiskal ku edhe në këtë rast do të kemi në fokus trasparencën dhe llogaridhënien. Jemi përballë sfidave të ndryshimeve legjislative, kryesisht në audit dhe kontroll brenda 300 ditëve të ardhshme.
Lidhur me stabilitetin ekonomik ka arritje, por ka tregues që kërkojnë performancë më të mirë. Tremujori i oarë shërbeu vetëm si njohje për ato
Gjysma e borxhit është shlyer, por diku nga maj – qershori i 2015-ës do të bëjmë shlyerjen e plotë. Ka spekticizëm, por është detyrim i shtetit sepse ishin të mbartura dhe ishin mbajtur padrejtësisht biznesit. Në gjysmën e dytë do të nisë edhe kreditimi që do të thotë më shumë punë dhe më shumë.
Ulja e borxhit dhe përmirësim cilësor. 300 ditët e para janë stacioni i parëm, një hap për të marrë pak frymë dhe me përvojën e krijuar për të ecur më mirë në vazhdim drejt sfidave të reja, në rrugën tonë, që nuk janë të lehta, por kërkojnë reformë tërësore”, tha kreu i Financave.
Për drejtoreshën e përgjithshme të Doganave, Elisa Spiropali kjo nuk është një paradë arritjesh, por tentativë për transparencë dhe llogaridhënie. Sipas saj tashmë është tejkaluar gjendja e rëndë e Financave dhe po shkohet drejt konsolidimit.
“Të ardhurat në buxhet janë rritur me 13% ose 1 milionë dollarë më shumë në ditë në raport me një vit më parë”, tha Spiropali. Ajo renditi edhe arritjes e Doganës gjatë kohës që po e drejton.
Sipas saj në aspektin administrative është arritur që të prishen lidhjet nepotike, të kthehet riorganizimi dhe ligjshmëria në punë. Gjithashtu Akademia Fiskale ka arritur të testojë 300 persona. Edhe imazhi sipas drejtoresh së Doganave është përmirësuar kjo falë hartimit të Kodit të Etikës, realizimit të dëgjesa me operatorët, përmirësimi i ambient, por edhe etikës në shërbim. “Janë realizuar tryeza të rrumbullakëta për të diskutuar problemet me subjektet. Pas 13 vitesh krijuam emblemën dhe uniformat e reja, nisëm procedurat për krijimin e doganave bregdetare”, tha Spiropali.
Një tjetër realizim i rëndësishëm sipas saj është hartimi i Kodit të i ri doganor i cili tashmë ka kaluar në Komisionin e Ligjeve dhe të Ekonomisë dhe të enjten do të kalojë në seancë plenare. Spiropali tha se kjo është një ndër sfidat më të mëdha në përmirësimin e administratës doganore. Ky ligj është përafrim edhe me atë që është hartuar së fundmi në BE.
Sipas saj janë përmirësuar procedurat doganore dhe është bërë e mundur ofrimi i shërbimeve me postë elektronike, ndërsa janë konsoliduar pagesat me banka. Është rikonceptuar pagesa e akcizës, duke e bërë 3 herë më të shpejtë dhe dokumentet janë reduktuar me 2 herë. “Projekt i madh sporteli me një ndalesë, pas bisedimeve edhe me BE do të financohet nga fondet IPA. Kjo do të ulë ndjeshëm kostot dhe procedurën, do të rrisë transparencën”, tha Spiropali.
Ajo vlerësoi punën e Crown Agents, e cila nisi në shkurt 2014. Grupet, sipas Spiropalit janë duke punuar ngushtësisht me harmonizimin, luftën kundër korrupsionit. “Janë realizuar 1,050 kontrolle dhe janë evidentuar rreth 700 shkelje. Strukturat e inteligjencës janë në funksion të plotë, gjatë periudhës tetor – qershor janë kryer 89 kallzime penale, ndërsa 8% është ulur e borxhit dhe ai i krijuar rishtaz. Kemi intensifikimi i luftës kundër kontrabadës, realizuam tranzitimin e përbashkët me doganën e Kosovës”, tha drejtoresha e Doganës.
Ndërsa drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj tha se është realizuar një reformë e thellë në administratë. “Në buxhet u derdhën 126 miliardë lekë nga tatimet për 6 mujorin ose 14% më shumë se e njëtja periudhë e një viti më parë. Të ardhurat nga TVSH-ja u rritën me 27%, ndërsa nga tatim fitimi 17%. Kemi luftuar evazionin. Ndryshim rrënjësor i sistemit informatik”, tha ajo.
Për drejtoreshën e Lojërave të Fatit Luneda Sufali realizimi i aksioneve, si “Fundi i marrëzivë” dhe në vazhdim bënë të mundur që të vendosej ligji. U realizuan 2,544 kotrolle, ndërsa u morrin 85 masa administrative. “ Aktualisht janë rreth 70% më pak subjekte në fushën e kazinove dhe kjo nuk është pak. Ne po bëjmë ligjin e ri që do të 5 fishojë masat ndëshkuese. Rreth 25% më shumë të ardhura shkuan tek tatimet nga ky sektor. Nga lufta kundër informaliteti ka rreth 36 milionë dollarë më shumë në buxhet, ndërsa janë vendosir 45 milionë lekë gjoba. Metodat janë përmirësuar në luftën kundër informalitetit. Ky është fillimi sepse kemi në plan monitorimin online të subjekteve, sistemi od të mbikëqyr sistemin”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.