Financat e korporates – blerje-shitje

25/05/2009 00:00 0 komente

Earn-outs: nje menyre krijuese e strukturimit te transaksioneve

Nga Les Nemethy*

Koncepti i nje earn-out1 eshte shume i thjeshte, megjithate ekzekutimi i sakte i tij eshte i veshtire. Nje earn-out eshte nje transaksion ku te pakten nje pjese e shumes paguhet pas mbylljes, pasi varet nga ecuria e kompanise se blere, e gjykuar me shume mundesi nga fitimet e saj. Shpesh earn-outs perdoren ne kompanite qe menaxhohen nga pronaret dhe pergjithesisht kerkojne qe shitesi te mbetet ne menaxhimin e kompanise ne fjale, per te siguruar qe te arrihet ecuria e objektivave dhe nje tranzicion i lehte. Earn-outs po behen shume popullore ne Europen Qendrore.
çfare çon ne rritjen e perdorimit te earn-outsr E thene thjesht, pronaret e kompanive kane zakonisht me shume besim ne ecurine e ardhshme te kompanive te tyre, sesa kane bleresit perspektive. Kjo zakonisht ndodh, sepse shitesit tentojne te kene nje lidhje emocionale me bizneset e tyre, ndersa bleresit tentojne te vene me shume theksin ne rreziqet e  mundshme te lidhura me blerjen. Mosperputhja ndonjehere mund te jete aq e madhe, duke çuar ne nje bllokim te vleresimit. Bleresi atehere mund te arrije me miresjellje te zhbllokoje situaten duke permiresuar oferten fillimisht konservatore, por me kushtin qe plani i biznesit ose niveli i rezultateve qe pretendohen nga shitesi te materializohen. eshte nje reagim i perkryer natyral per nje investitor ose bleres te vendose te ndaje rritjen me shitesin, pasi krijon motivim te forte per aksioneret qe shesin te mbeten te perfshire dhe te maksimizojne rezultatet e kompanise. Kjo ndihmon ne minimizimin e rrezikut te transaksionit per bleresin.
Megjithate, zbatimi i ‘earn-out’ mbetet i veshtire, kryesisht per shkak te pese faktoreve.
Se pari, vendosja e kufijve per rezultatet qe mund te arrihen eshte ‘me spec’, si p.sh., percaktimi nese earn-out duhet te jete i lidhur me te ardhurat, marzhet operative, fitimin, ose nje kombinim i ketyre treguesve. Shitesi duhet te kete nje planbiznes te shkelqyer ose nje buxhet qe jep nje vleresim relativisht te sakte te ecurise se ardhshme, ose perndryshe earn-out mund te behet i pakuptimte. Vendosja e objektivave te rezultateve mund te jete subjekt i negociatave te zgjatura, me çdo ndryshim ne tregues qe potencialisht mund te ndikoje ne vleresim.
Se dyti, ka çeshtje kontrolli. Kompensimi i shitesve eshte i lidhur me ecurine, por ne zbatimin e earn-outs, kontrolli i aktivitetit i jepet zakonisht bleresit. Si rrjedhoje, duhet te kete nje sistem perpunimi te kontrolleve dhe balancave, zakonisht ne formen e te drejtes se vetos, qe  i jep te pakten nje shkalle te pavaresise operacionale bleresit (qe mbetet ne menaxhim). Ata do te ishin te çmendur te pranonin rishikim te kompensimeve ne rast se nuk do te kishin kontroll lidhur me kushtet ne te cilat earn-out mund te arrihet.
Se treti, mund te jete e veshtire te pershtaten ngjarje te paparashikuara gjate periudhes se earn-out, p.sh., çfare ndodh ne rast se plani i biznesit ndryshon per çfaredo arsye, ose ne rast se kerkohet nje injektim kapitali i paparashikuar, ose ne rast se ndodhin forca madhorer eshte thjesht e pamundur te parashikosh çdo ngjarje te mundshme ne nje kontrate.
Se katerti, eshte e veshtire te konsiderohen sinergjite midis bleresit dhe kompanise shitese, qe ngre pyetje si p.sh., çfare ndodh ne rast se bleresi sjell porosi te reja te kompania shiteser Bleresi mund te mendoje se shitesi po gezon fatin se objektivat po arrihen edhe ne rast se shitesi po jep me pak sesa kishte pranuar. Keto çeshtje duhet te diskutohen me kujdes, sepse eshte e rendesishme te shmangen keqkuptimet.
Se fundi, shitesit do te duan ne menyre tipike qe te mbrojne vetveten kundrejt veprimeve mashtruese ose arbitrare nga bleresit, qe synojne te krijojne nje situate qe do te ndikonte ne shumen qe do te vendoset gjate earn-out. Si ne çdo forme te ndryshimit te kompensimit, mund te kete tundime nga ana e bleresit te gjejne nje shkas te justifikuar apo jo qe te reduktojne shumen.
Si rregull, hartimi i nje shitjeje dhe marreveshje kerkon nje shkalle te larte te nivelit te sofistikimit ligjor; hartimi i nje earn-out e çon nivelin e sofistikimit edhe me lart. Tarifat ligjore mund te rriten per shkak te numrit me te larte te oreve po ashtu per shkak te faturave me te larta se normalja qe paguhen per studiot me te mira ligjore.
Gjithsesi, edhe plani me i mire mund te shkoje keq. Per shembull, ata shites qe kane negociuar nje earn-out nje vit me pare do te duhet te punojne jashtezakonisht shume te arrijne objektivat qe ishin vendosur para se te shperthente kriza financiare.
Ashtu siç dhe lexuesi nuk ka dyshime, earn-outs nuk jane per fillestaret: si bleresi, ashtu dhe shitesi duhet te kene te pakten nje ose dy veta ne skuadrat e tyre perkatese qe kane strukturuar te pakten nje gjysme duzine earn-outs. Ka shume potenciale per te krijuar nje situate te sinqerte zgjidhjeje “fitore-fitore” midis bleresit dhe shitesit, ka gjithashtu potenciale per nje bela. Earn-outs duhet te konsiderohen seriozisht kur strukturohen transaksionet.   

* Les Nemethy eshte kreu i Euro-Phoenix Financial Advisors Ltd. (www.europhoenix.com), nje korporate financiare e perqendruar ne Shkrirje & Blerje. Ne baze te nje marreveshjeje me Monitor, autori publikon dy here ne muaj shkrime konsultuese rreth çeshtjeve te financave te korporatave.  

Shkruaj një koment

Ju duhet të logoheni për të komentuar.