Ministria e Financave anuloi udhëzimin e muajit dhjetor, në të cilin parashikohej që taksat e paguara tepër nga biznesi të përdoreshin për të shlyer borxhet që kompanitë mund të kishin në formën e sigurimeve shoqërore të papaguara.
Me udhëzimin datës 9 dhjetor 2014, Ministria e Financave, thuhej se, kredia e rimbursueshme e tatimeve të tjera mund të përdoret për të mbuluar shumat e papaguara të detyrimit, kamatëvonesave dhe gjobave për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në këto raste, për shumat e rimbursuara të detyrimit dhe kamatëvonesave për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, drejtoria rajonale tatimore bën transferimin e shumave përkatëse të të ardhurave tatimore në llogarinë bankare përkatëse të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore.
Në këtë mënyrë Ministria e Financave autorizoi degët e tatimeve të ndërhynin në llogaritë e bizneseve në banka për ka kaluar suficitet tatimore tek deficitet tatimore. Por duket se, kjo masë ka rezultuar arbitrare dhe është anuluar pas 20 ditësh.
Por me një udhëzim të posaçëm të datës 9 janar të këtij viti, Ministria e Financave e ka anuluar këtë vendim, pa sqaruar arsyet.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.