Ministria e Financave ka publikuar të dhënat e detajuara të ecurisë së të ardhurave buxhetore për 2 mujorin. Sipas statistikave fiskale, të ardhurat totale në buxhet për janar shkurt 2015 ishin 52.57 miliardë lekë, 1.3% më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë, në linjë kjo dhe me rezultatet paraprake të publikuara një javë më parë. http://www.monitor.al/fiskale-2-mujori-te-ardhurat-ne-buxhet-bien-me-1-3/
Por, të dhënat e sotme nxjerrin në hap dhe një fakt tjetër që financat janë mbrapa edhe në raport me planin, ndryshe nga janari, kur ato ishin brenda planifikimit. Sipas tabelave fiskale për periudhën janar-shkurt 2015, të ardhurat në total ishin 325 milionë lekë, apo 0.6% më pak sesa plani, I cili ishte caktuar madje edhe më I ulët se fakti I 2014 (në janar-shkurt 2014 të ardhurat në buxhet ishin 53.27 miliardë lekë).
Zërat që po ecin më keq në raport me planin janë tatim fitimi (31% më pak), akcizat (18% më pak) dhe tatami mbi të ardhurat personale (29% më pak).
TVSH-ja, ndonëse është 1.4% më pak se fakti I vitit të kaluar është 20.3% më shumë se plani.
Sigurimet shoqërore gjithashtu janë mbledhur 10.2% më pak sesa plani.
Edhe të ardhurat nga pushteti vendor janë 43% më pak sesa ajo që ishte parashikuar në fillim të vitit.
Për gjithë vitin 2015, financat kanë parashikuar që të ardhurat në buxhet do të rriten në vlerë absolute me 13%. Me të ardhurat për 2 mujorin që kanë një tendencë negative (1.3% më pak se fakti i vitit të kaluar), rritja në muajt e tjerë duhet të jetë shumë e lartë, në mënyrë që financat të kapin planin dhe të mos detyrohen të rishikojnë në ulje buxhetin.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.