Gjithashtu e planifikuar që vjet, aplikimi i TVSH për banesat e reja pritet të finalizohet më 2016. Kjo do të thotë se, çmimet e shtëpinë të reja do të rriten me 20%. Sipas ligjit aktual për TVSH-në, neni 20, “Furnizimi i ndërtesave është një furnizim i përjashtuar”…
Me datën 22 prill të 18 organizatat dhe shoqatat e biznesit do të duhet të dorëzojnë propozimet për paketën fiskale të vitit 2016 në ministrinë e Financave.
“Jeni të ftuar në kuadër të fillimit të procesit për analizimin e propozimeve për paketën fiskale 2016 të bëni sugjerimet tuaja konkrete, në funksion të miradministrimit fiskal të bizneseve që ju përfaqësoni. Në pritje të sugjerimeve tuaja, propozimet duhet të dërgohen brenda datës 22 prill” thuhen në shkresën me numër protokolli 1181 që Ministria e Financave u ka dërguar organizatave të biznesit në vend.
Shoqatat janë lajmëruar që të nisin punën për propozimet që kanë në lidhje me paketën fiskale te 2016 qysh në janar të këtij viti.
Por shoqatat e biznesit edhe pse të lajmëruara , pohojnë se për vite radhe ministrat e financave kanë tryezë propozimet e bizneset të cilat nuk merren parasysh.
Sipas marrëveshjes me trevjeçare me Fondin Monetar Ndërkombëtar qeveria shqiptare do të vijojë rregullimin fiskal edhe gjatë 2016. Çka do të thotë se do politika e qeverisë do të vijojë me formal;vizimin dhe rritjen e mëtejshme të taksave.
pasi të jetë konsultuar me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, paketa do të miratohet në qeveri dhe më pas në Parlament për hyrë në fuqi në fillim të vitit që vjen.
Në themel të ndryshimeve të vitit 2016 do të jenë taksimi mbi pronën dhe TVSH për banesat e reja, për të cilat po punohet në Ministrinë e Financave qysh vitin e kaluar dhe rritja e akcizës së cigareve.
Ministria e Financave, ka nisur punën për përgatitjen e kadastrës fiskale, apo siç është njohur tashmë ndryshe edhe si regjistrimi online i pasurive të paluajtshme.
Kjo do të sjellë zgjidhjen përfundimtare në mbledhjen e taksave për pronat e paluajtshme dhe do të minimizojë informalitetin në këtë sektor.
Sipas projektit, regjistrimet që do të bëhen në kadastrën fiskale, do të bëhen me emër të zotëruesit (pronarit), numrit rendor që i përket objektit, sqarimi i detajuar se për çfarë përdoren hapësirat e objektit, sipërfaqja totale si dhe vlera monetare që ai objekt ka. Vlerësimi monetar do të bëhet në bazën e çmimeve të tregut. Kjo masë pritet të ulë informalitetin në pagesë e taksës së pronës, evazioni i së cilës në Shqipëri është i lartë. Taksat ndaj pronës nuk arrijnë as 1 % të PBB në Shqipëri në një kohë që në vendet e BE grumbullojnë 6% të PBB
Gjithashtu e planifikuar që vjet, aplikimi i TVSH për banesat e reja pritet të finalizohet më 2016. Kjo do të thotë se, çmimet e shtëpinë të reja do të rriten me 20%. Sipas ligjit aktual për TVSH-në, neni 20, “Furnizimi i ndërtesave është një furnizim i përjashtuar”.
Pra deri tani shitja e banesave ka qenë e përjashtuar nga TVSH-ja për të mos rënduar mbi çmimin e apartamenteve. TVSH në fakt është një taksë konsumi dhe ajo transferohet direkt tek konsumatori, nëpërmjet rritjes së çmimit. Nëse do të vendosej kjo taksë, një qytetar që do të blinte një apartament që kushton sot rreth 50 mijë euro, duhet të paguajë dhe 20% TVSH (rreth 10 mijë euro të tjera), pra çmimi shkon në rreth 60 mijë euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.