Banka e Shqipërisë do të shesë për llogari të financave 23.1 miliardë lekë bono thesari 6 dhe 12 mujore dhe obligacione 5 vjeçare, një nga shumat më të larta të ofruara për shitje përgjatë këtij viti, teksa në buxhetin e rishikuar 2013 u miratua dhe rritja e kufirit të borxhit me rreth 24 miliardë lekë, që do të vinte terësisht nga shtimi i borxhit të brendshëm.
Ministria e Financave njofton se ditën e martë, datë 10.12.2013 do të zhvillohet Ankandi i Bonove te Thesarit 6 mujore dhe 12 mujore në Bankën e Shqipërisë.
Ankandi 6 mujor
Data e emetimit 12.12.2013, data e maturimit 12.06.2014 dhe shuma e përgjithshme e shpallur është 5,200,000,000 lekë.
Ankandi 12 mujor
Data e emetimit 12.12.2013, data e maturimit 11.12.2014 dhe shuma e përgjithshme e shpallur është 8,900,000,000 lekë
Po ditën e martë, datë 10.12.2013, ora 11.00 do të zhvillohen ankandet e obligacioneve pesëvjecare me kupon fiks dhe të ndryshueshëm në Bankën e Shqipërisë.
Ankandi 5 vjeçar me kupon fiks:
Data e emetimit 12.12.2013, data e maturimit 12.12.2018, dhe shuma e përgjithshme e shpallur është 4,000,000,000 lekë.
Kuponi indikativ i ofruar nga Ministria e Financave do të jetë 6.40 % dhe do të paguhet çdo 6 muaj përkatësisht në datat 12 Qershor dhe 12 Dhjetor.
Ankandi 5 vjeçar me kupon të ndryshueshëm
Data e emetimit 12.12.2013, data e maturimit 12.12.2018, dhe shuma e përgjithshme e shpallur është 5,000,000,000 lekë.
Kuponi do të paguhet nga Ministria e Financave çdo 6 muaj përkatësisht në datat 12 Qershor dhe 12 Dhjetor.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.