Gazeta britanike “Financial Times” ka publikuar një shkrim për rigjallërimin e sektorit të turizmit në Turqi pas sulmeve terroriste dhe tentativës së organizatës terroriste FETO për grusht shteti në vitin 2016.
Turistët perëndimorë e kanë kthyer kokën nga Spanja dhe nuk janë orientuar ende plotësisht nga Turqia. Dhe këtë vakum në turizmin turk e kanë plotësuar turistët rusë dhe të ardhurit nga vendet e Lindjes së Mesme, shkruan “Financial Times”, e cila përmend edhe rekordin e Turqisë në vitin 2014, vit ku ka pritur 36 milionë turistë.
“Në vitin 2016 ky numër ra në 25 milionë, shifra më e ulët e dekadës së fundit. Por shifrat e fundit për 2017-n tregojnë se ky numër tani ka arritur në 32 milionë. Rimëkëmbja ka ndodhur pas reduktimit të kërcënimit terrorist”, bën komentin gazeta britanike.
Përveç rusëve Turqisë i vijnë turistë edhe nga vendet e Gjirit. Një numër rekord turistësh iranianë i kalojnë pushimet në fqinjin e tyre, Turqi,- shkruan gazeta.
Sipas “Financial Times” një rol të madh në rimëkëmbjen e turizmit ka luajtur edhe mbështetja e qeverisë ndaj këtij sektori./ TRT TURKEY