Fansat e filmit Game of Thrones duhet të presin edhe pak: sezoni i fundit (i teti) i Game of Thrones do të transmetohet në vitin 2019. Por çfarë të bëni ndërkohë? Ka një mënyrë: të kaloni një natë në hotelin e ri të akullit, i frymëzuar nga Game of Thrones. Me shumë dragonj (prej akulli) dhe statuja me formën e White Walkers në dhomat e gjumit.
Hoteli është hapur në fillim të dimrit në fshatin Snow Village në Kittilä, Finlandë, në bashkëpunim me HBO Nordic.
Ai shtrihet në një sipërfaqe prej 20.000 metrash katrorë dhe është bërë nga më shumë se 20.000 kilogramë borë dhe 350.000 kilogramë akull.
Brenda tij ka shumë skulptura nga bota e Game of Thrones, të realizuara nga artistë rusë, polakë, letonezë dhe ukrainas. Temperatura në pallatin e akullit është më shumë se -5 gradë Celsius, ndaj para se të hyni aty duhet të visheni mirë. Në këtë hotel natyrisht ka edhe ngrohje.
Hoteli ka 24 dhoma (në dhjetë prej të cilave mund të kaloni natën), një restorant, një ice-bar dhe një kishëz. Në çdo dhomë, orenditë dhe muret, krevatet, tavolinat dhe karriget janë prej akulli.
Çmimet: rreth 15 euro për të vizituar hotelin dhe 164 euro nëse doni të kaloni natën aty. Hoteli do t’i mbyllë dyert më 8 prill. Më pas do të shkrihet i gjithi.