Shoqëria Deka është çertifikuar sipas standartit ndërkombëtar ISO 9001, i cili ka të bëjë jo vetëm me cilësinë e produktit, por me sistemin e menaxhimit të cilësisë.Made in Albania dhe tregu, qoftë shqiptar apo i huaj, sjell ndër mend një produkt të prodhuar nga një vend i varfër dhe me ekonomi jo të zhvilluar. Si rezultat edhe cilësia do të jetë në një vijë me paragjykimin. Por, tashmë kompanitë shqiptare për të siguruar një cilësi të verifikueshme po synojnë ndërtimin dhe zbatimin e procedurave të aktiviteteve të tyre, në përputhje me standarde që njihen në të gjithë botën, siç është dhe ISO 9001. Shoqëria Deka është një prej kompanive shqiptare, që e është çertifikuar sipas ISO 9001. Ani Xhafa Drejtori Ekzekutiv i DEKA-s, pohon se ISO 9001 është standardi më i gjerë ndërmjet standardeve ISO 9000 që mbulon kompanitë, të cilat bëjnë dizenjimin, prodhimin, zhvillimin dhe shitjen e produkteve të tyre. Ky është një standard që garanton produktin dhe njihet në të gjithë botën. Marrja e kësaj çertifikate për shoqërinë Deka, sipas specialistëve do të thotë mundësi konkurruese më të mëdha në treg dhe seriozitet në prodhimin e produkteve. Deka aktualisht po operon në tregun shqiptar dhe atë kosovar me shitjen dhe prodhimin e detergjentëve larës, në formë pluhuri, xhel dhe të lëngët. Kjo çertifikatë i është akorduar shoqërisë Deka nga kompania EQA me një reputacion të madh në Britaninë e Madhe dhe në shumë vende të botës ku ka shtrirë filialet.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.