Ministria e Transportit firmosi kontratën sot për rrugën Qukës – Qafë Plloçë, për të cilën ministri Haxhinasto deklaroi se është një segment me rëndësi për korridorin e tetë. Punimet e këtij aksi fillojnë për 30 ditë dhe kontrata në total është për 3 lote 152.75 mil Usd 43.4 km.
“ Kontrata e sotme është për dy segmente në gjatësi 30.9 km, gjerësi me 12 m, standard i ri në sistemin tonë rrugor.”- deklaroi Haxhinasto, duke shtuar edhe se përmbyllja e kësaj kontrate është tepër e rëndësishme.
“ Sistemi ynë rrugor është në fazën e rritjes së cilësisë, pasi duhet të jetë në standardin më të lartë për të sjellë lehtësi dhe zhvillim ekonomik”- tha Haxhinsto.
Ai shtoi edhe se angazhimi për të sjellë rrugë më të mira do të jetë i lartë dhe nga kjo rrugë, do të përfitojë shumë kjo zonë, nga aspekti ekonomik, por edhe do përmirësojë ndjeshëm lidhjet me fqinjët jugor dhe juglindor.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.