Rezultatet e vlerësimit gjithëpërfshirës të BQE dhe ushtrimet e testit të stresit të EBA ishin përgjithësisht në përputhje me pritshmëritë tona, kështu që ne nuk presim shumë veprime vlerësimi, qoftë pozitive apo negative, thotë Fitch Ratings. Testet janë një hap i parë i rëndësishëm drejt nivelimit të fushës së lojës për bankat e eurozonës, por ka ende një rrugë te gjatë përpara.
Vleresimet e realizueshmërise (VRS), për bankat që dështuan në testin e stresit negativ, pasi u përshtatën për kapital neto që u rrit në nëntë muajt e parë të 2014, janë kryesisht tepër të ulëta, në një renditje prej ‘b’ dhe ‘ccc’, duke sugjeruar forcë të dobët. Rezultatet siguruan një shifër esenciale të gjetjeve të reja, te cilat do ‘ushqejne’ analizat tona te gjithe bankave te vleresuara nga Fitch.
Rishikimi i cilësisë së aktiveve të BQE-së ishte një element kyç, me identifikimin e 136 miliard eurove kredi të tjera me probleme dhe një rregullim 48 miliard eurosh ndaj vlerave të aktiveve. Nivelet e larta të kredive problematike të pakualifikuara do të mbeten një rrezik i rëndësishëm në rajon dhe do bëjnë që disa banka, sidomos në vendet më të dobëta, të vijojnë ende të ‘brishta’.
Gjetjet e BQE dhe EBA gjithashtu nxjerrin në pah varësinë ndaj dispozitave te kapitalit tranzitor në disa banka, duke i lënë ato më të ekspozuara, nëse BQE përshpejton rregullat tranzitore, kur ajo të marrë përsipër detyrën e mbikqyrësit në 4 nëntor. Ata gjithashtu theksuan se rritja përbënte ende një dobësi për disa nga bankat evropiane.