Agjencia vlerësuese Fitch ka botuar Rishikimin e Vlerësimit të Sovranitetit të vendeve të Europës në Zhvillim, e cila prezanton një tablo të qartë të secilit vend në lidhje me tendencën e sovranitetit në rajon.
Disa prej temave kryesore të identifikuara në raport përfshijnë forcimin e rritjes në të gjithë rajonin, tendencat divergjente të politikës fiskale në Europën Qendrore dhe rreziqet e mundshme të zhvillimeve politike.
Rritja e disbursimeve të fondeve të BE-së dhe forcimi i partnerëve kryesorë tregtarë të Europës Perëndimore po nxisin rritjen në Europën Qendrore dhe Lindore. Kërkesa e brendshme është gjithashtu e fortë, e mbështetur nga kushte lehtësuese të politikës monetare dhe papunësia në rënie, ndërsa turizmi po përfiton nga kushtet e pafavorshme të sigurisë në tregjet e tjera konkurrente.
Rimëkëmbja në Rusi po forcohet gjithnjë e më shumë. Kërkesa e brendshme po i përgjigjet besimit më të madh në kuadër të politikës ekonomike, veçanërisht pasi regjimi i shënjestrimit të inflacionit të ngulitet mirë.
Aktiviteti në Turqi është rritur me ritme të shpejta, sidomos pas përpjekjes së grushtit të shtetit, me një rritje prej 5% në tremujorin e parë të këtij viti.
Rritja pati edhe mbështetjen e qeverisë, duke përfshirë këtu masat e përkohshme fiskale dhe një rritje në angazhimin e mbështetjes ndaj kreditimit të NVM-ve. Rritja më e fortë dhe obligacionet qeveritare të ulëta ofrojnë një sfond të favorshëm për financat publike, edhe pse disa po përdorin hapësirën fiskale për politikën prociklike.
Sipas Komisionit Europian parashikohet përkeqësimi i bilancit strukturor për shumicën e vendeve në rajon. Forcimi i rritjes po ushtron trysni mbi normat e pagave, por boshllëqet e prodhimit përgjithësisht mbeten negative, me rritjen e inflacionit në tremujorin e parë të 2017-s, si pasojë e çmimeve më të larta të mallrave. Rreziqet politike duken relativisht të përmbajtura.
Një bllokim tregtar në territore të pakontrolluara nga qeveria në Ukrainën Lindore do të ndikojë në ecurinë ekonomike, por konflikti i armatosur gjithsesi mbetet i ulët. Politikat e brendshme po sfidojnë zbatimin e programit të FMN-së. Ndryshimet e fundit në koalicionet qeverisëse në Bullgari dhe Kroaci, një qeveri e re në Rumani dhe zgjedhjet në Republikën Çeke nuk pritet të ndryshojnë politikën ekonomike.
Rreziku më i madh i stabilitetit politik në Maqedoni duket se është shmangur pas presionit të jashtëm. Referendumi kushtetues i prillit në Turqi, kaloi pa probleme.
Deri më tani tre kanë qenë vlerësimet në rajon, dy pozitive (Bullgari dhe Kroaci) dhe një negativ (Turqi). Rishikimi i vlerësimit të Bullgarisë ndryshoi nga i qëndrueshëm në pozitiv, duke reflektuar përmirësimine dukshëm në matricat e jashtme, financat e forta publike dhe rreziqet e reduktuara fiskale nga bankat.
Rishikimi i vlerësimit të Kroacisë ndryshoi nga negativ në i qëndrueshëm si pasojë e konsolidimit fiskal, rreziqeve më të ulëta politike dhe forcimit të rritjes ekonomike. Ndërsa Turqia u vlerësua negativisht nga agjencia Fitch, si pasojë e performancës së ulët politike dhe në fushën e sigurisë, ndikimit shumë të lartë të qeverisë në vendimmarrjen e institucioneve shtetërore dhe goditjes që morën bankat nga ekonomia e ngadalësuar.
Më saktë akoma: është vlerësim i aftësisë borxhpaguese të vendeve/shteteve në fjalë.
Që kur vlerësokan sovranitetin e vendeve dhe popujve agjensitë private të borxheve?? Është vlerësimi i borxhit shtetëror ose borxhit publik, jo vlerësimi i sovranitettit…