Volksëagen AG (VOË), prodhuesi më i madh i automobilave në Evropë, raportoi fitime për tremujorin e tretë radhazi që rezultuan mbi parashikimet e analistëve si pasojë e rritjes së shitjeve të markave Audi dhe Skoda.
Fitimet përpara interesit dhe taksave u rritën 16 për qind në 3.23 miliard euro (4.1 miliardë dollarë), tha prodhuesi Ëolfsburg, më bazë në Gjermani. Shifra tejkaloi mesataren prej 2.81 miliard euro të 13 vlerësimeve të analistëve të Bloomberg. Shitjet u rritën 4.1 për qind në 48.9 miliard euro.
Pas vitesh me radhë të fitimeve të shitjeve të shpejta në ndjekje të objektivit të tij për të tejkaluar Toyota Motor Corp. (7203) si prodhuesin më të madh të makinave në botë, Volksëagen ka zhvendosur fokusin për të mbrojtur fitimin si pasojë e rritjes së shpenzimeve për të përmbushur rregulla më të rrepta të emetimit dhe për të zhvilluar teknologji të reja. Në markën e makinës VW njësia më e madhe e grupit, Ëinterkorn planifikon të reduktojë shpenzimet dhe të rrisë produktivitetin për të përmirësuar të ardhurat me 5 miliard euro deri në vitin 2018.
Aksionet e VË u rritën gati 4.8 perqind dhe 3.9 percent në168.30 euro në bursën e Frankfurtit. Aksionet kanë rënë 17 perqind këtë vit, duke e vlerësuar kopmpaninë në 80 miliard euro.