Argjentina dhe Gjermania filluan që të nesërmen e ndeshjes finale të Kupës së Botës të ndiejnë efektet në fushën e tregtisë.
Tregjet e Gjermanisë e filluan ditën e hënë me shumë optimizëm, ndërsa aksionet e Argjentinës u shfaqën aq të ‘dëshpëruara’ sa tifozët e ekipit të futbollit të vendit për ta filluar ditën, me treguesin referencë kombëtare që humbi gati 1.3%. Ndjenjat ‘e errëta’ nuk zgjatën, teksa indeksi Merval përmbyi rënien fillestare për të fituar 0.2%.
Siç është raportuar në një artikull të mëparshëm, profesori i Universitetit të Pensilvanisë Alex Edmans zbuloi se tregjet e aksioneve të vendeve humbëse, zakonisht përballen me të ardhura abnormale të aksioneve të 49 pikëve bazë (0.49%) negative ditën pas humbjeve në fazën eliminatore të Kupës së Botës. Por nuk është për t’u habitur se humbjet e Argjentinës ishin për një moment, gati sa dyfishi i asaj shifre që kur ëndrrat e tyre të Kupës së Botës u shpartalluan në fazën më të lartë të konkurrencës.
Të dy vendet ka gjasa të presin të shohin këto tendenca të ‘penetrojnë’ lëvizjet e çmimeve në tregjet e tyre kombëtare për javët e ardhshme, sipas analistit Goldman Sachs Peter Oppenheimer.
Firma analizoi të dhënat që në vitin 1974 dhe zbuloi se në mungesë të krizës ekonomike – siç shihet pas fitores së Brazilit në vitin 2002 – fituesit kanë performuar shëlqyer në tregjet globale me 3.5% për një muaj të tërë pas lojrave të fundit. Megjithatë, besimi është dicka e ndryshueshme. Tendencat përfundimisht ndryshojnë dhe vendet fituese, përballen me tregun e tyre që performon më ulët se ritmi i zakonshëm mesatarisht me 4% gjatë vitit të ardhshëm.
Vendi i dytë, sikundër është Argjentina, në mënyrë tipike përpiqet me periudha të shkurtra të depresionit për tre muaj dhe tregjet e tyre të aksioneve performojnë më dobët se zakonisht me 5.6%. Argjentina duhet të shpresojë që ti përsëritet performanca e tregut të aksioneve të tyre pas humbjes së Kupës Botërore në vitin 1990, pas së cilës vendi gëzoi një performancë të pazakontë prej 33% për katër javë.
Kombi përfton gjithashtu shijen e festës që pason paradën e tyre të kulturës dhe krenarisë që zgjat një muaj. Në pothuajse çdo rast, tregu i aksioneve të vendit pritës tejkalon me 2.7% muajin e ardhshëm pas ndeshjes finale të futbollit. Brazili nuk bën përjashtim në këtë trend duke parë se indeksi i tyre kombëtar, IBOVESPA, është rritur 3.8% pas disfatës së tyre të turpshme 1-7 kundër Gjermanisë në gjysmë-finale.
Hollanda ka treguar gjithashtu se historia ka tendencë të përsëritet pasi tregu i saj kombëtar i aksioneve ra rreth 1.7% një ditë pasi Argjentina shkatërroi shanset e tyre për kampionatin e Kupës së Botës.
Duke pretenduar vendin e tretë në fitore kundër vendit mikpritës Brazilit të shtunën, tregu i tyre kombëtar u‘rimëkëmb’ nga zhgënjimi i tij fillestar dhe u ‘rigjallërua’ 0.63%.