Demokracia është vënë në shënjestër në shumë vende të botës dhe në disa prej tyre po rrezikohet seriozisht. Vështirësitë ekonomike, rritja e pabarazisë, rritja e nivelit të papunësisë tek të rinjtë, si dhe korrupsioni masiv kanë çuar në një zhgënjim gjithëpërfshirës të njerëzve ndaj politikës në vend, shkruan Sebastian Burduja, kryetar i Partisë New Civic Action.
Hendeku në rritje midis qytetarëve dhe politikanëve i ka çuar njerëzit në përqafimin e formave të tilla si populizmi, ksenofobia dhe izolimi, edhe kur bëhet fjalë për vende demokratike.
Në këtë situatë të zymtë globale, në Rumani ndizet një rreze shprese e çuditshme.
Gjatë këtyre ditëve të fundit, bota ka qenë dëshmitare e protestave më të mëdha të Rumanisë që nga viti 1989 i Revolucionit.
Për qindra mijë rumunë të dalë jo vetëm në rrugët e Bukureshtit por në të gjithë vendin, madje dhe në diasporë, kjo protestë është kryesisht një kauzë parimore dhe filloi si një reagim spontan për të çrrënjosur luftën kundër korrupsionit.
Mesnatën e 31 janarit, kabineti social-demokrat miratoi një dekret urgjent që dekriminalizonte abuzimin e pushtetit për një sërë rastesh, si dhe për të gjitha dëmet deri në vlerën 200.000 lei (rreth 45.000 euro). Ndër masat e tjera të këtij ligji ishin edhe ulja e dënimeve të të burgosurve dhe lehtësimi i dispozitave në lidhje me konfliktin e interesit të protestuesve.
Në mesin e përfituesve të këtyre masave janë edhe disa nga udhëheqësit më të lartë të partisë në pushtet, të cilët janë aktualisht nën hetim.
Padrejtësia flagrante e normave të drejtësisë dhe qëndrimi përçmues i qeverisë ndaj protestuesve, ka bërë që qindra mijë rumunë të mbushin rrugët e Rumanisë me shpresën se drejtësia do të vihet në vend.
Rumania prej vitesh është në luftë me korrupsionin por në mënyrë më intensive këto 27 vitet e fundit.
Modeli i së kaluarës komuniste u mor si shembull edhe pas viteve 1990 nga disa politikanë të korruptuar, të cilët u përfshinë në shumë privatizime false dhe procedura të prokurimeve publike me shumë mangësi.
Korrupsioni u bë një realitet i pashmangshëm dhe mbi të gjitha, shumë i dhimbshëm në jetën e përditshme të rumunëve, të cilët detyroheshin të jepnin ryshfete për të përfituar shërbimet bazë të shtetit. Situata filloi të përmirësohej disi kur Rumania kërkoi anëtarësimin në BE, veprim ky i fundit që gjeti mbështetje të gjerë në popull.
Kjo e lejoi Brukselin që t’u bënte presion politikanëve rumunë që të miratonin reforma të rëndësishme antikorruptive. Kjo çoi edhe në krijimin dhe zhvillimin e organeve antikorruptive në vend, ku mund të përmendim Departamentin e Antikorrupsionit Kombëtar.
Vitet e fundit kanë treguar se askush nuk mund të dalë mbi ligjin – politikanë të shumtë, duke përfshirë këtu edhe vetë Kryeministrin, ministra të ndryshëm, anëtarë të Parlamentit dhe shumë zyrtarë të cilët janë përpjekur të dalin mbi të – në fund kanë marrë dënimin e merituar.
E gjithë kjo kërkon edhe impenjimin e duhur të prokurorëve dhe gjyqtarëve sidomos në një mjedis politik armiqësor, i cili shpeshherë mundohet që të ndikojë në vendimet e tyre.
Nuk është çudi që përpjekja aktuale e qeverisë për të ndryshuar këto reforma të vështira, ka ndeshur në zemërime dhe kundërshtime të masës.
Gjithsesi, përveç pakënaqësisë ndaj politikanëve, protesta e rumunëve është parimore në thelbin e saj.
Rumunët janë më të bashkuar se kurrë në këtë kauzë për drejtësi, demokraci dhe për një shtet sa më ligjor. Kjo protestë masive përbëhet nga rumunë të cilët po e tregojnë nga dita në ditë ndjenjën e lartë të qytetarisë, madje as temperaturat e ulëta nën zero duket sikur nuk përbëjnë problem për këta mijëra qytetarë të cilët qëndrojnë më të bashkuar se kurrë për të luftuar korrupsionin dhe për të pasur një demokraci të lirë në plotë kuptimin e fjalës.
Për shembull, natën e parë të protestës, disa huliganë që u përpoqën të provokonin forcat e rendit, u izoluan menjëherë nga turma e protestuesve.
Ndërsa ditën tjetër, protestuesit u dhuruan lule policëve nën brohoritma “Thojini JO dhunës!”.
Askush prej protestuesve nuk është duke kërkuar që vendi të dalë nga BE-ja, të afrohet me Rusinë apo të heqë dorë nga angazhimet e tij ndaj vlerave të demokracisë.
Kjo gjë është mjaft e rëndësishme sidomos në një rajon ku shumë vende, duke përfshirë këtu edhe fqinjët më të afërt të Rumanisë, të cilët përkrahin Kremlinin dhe madje shpeshherë haptazi nën shprehjen shumë të dashur të Kryeministrit hungarez, Viktor Orban, “Jemi për demokraci joliberale”.
Rumunët janë ndër qytetarët më entuziastë për t’u integruar sa më parë sepse ata i kanë parë avantazhet e të qenët pjesë e komunitetit europian.
Rritja reale e PBB-së është ndër më të shpejtat në BE, me mbi 70% të eksporteve që shkojnë në tregun e përbashkët. Sondazhet e barometrave europianë, të kryer në BE, vazhdimisht tregojnë se rumunët e vlerësojmë shumë përpjekjen pozitive të Brukselit mbi dekriminalizimin dhe demokracinë liberale.
Kritikët pretendojnë se njerëzit që po protestojnë janë kryesisht të manipuluar nga opozita qeveritare. Stacione të ndryshme televizive e kanë përmendur shpeshherë këtë opinion, duke shkaktuar debate mbi mungesën e etikës së gazetarisë që ndihet jo vetëm në Rumani, por edhe më gjerë, si një realitet Orwellian*.
Bota duhet të jetë shumë e vëmendshme dhe të kuptojë se fitorja e rumunëve për demokracinë e lirë do të jetë një fitore edhe për demokracinë në Europë dhe në botë.
*Orwellian – zakonisht përdoret për të përshkruar një ide apo një gjendje sociale të cilën George Orwell e cilësonte si destruktive ndaj shoqërisë së lirë.