Kryeministri i sapo zgjedhur grek Alexis Tsipras ka krijuar ‘bazat për konfrontim’ me homologët e tij evropiane teksa ai përgatitet të formojë një koalicion përkushtuar për ti dhënë fund masaave shtrënguese, duke deklaruar se epokës së përuljes ndaj kërkesave ndërkombëtare për shkurtime të buxhetit i ka ardhur fundi.
Tsipras ‘emetoi’ sfidën ndaj partnerëve të eurozonës së Greqisë, pasi partia e tij Syriza kryesoi me një fitore historike në zgjedhjet e së dielës duke përdorur një reagim të ashpër publik kundër viteve të masave të rrepta, humbjeve të vendeve të punës dhe vështirësive. Tsipras, së cilit i mungojnë vetëm dy vende për një mazhorancë absolute të parlamentin grek prej 300 vendesh, sipas rezultateve të fundit nga Ministria e Brendshme, tha se prioriteti i tij ‘do të jetë që Greqia dhe populli i saj të rifitojë dinjitetin e humbur.’
Edhe me një koalicion të brishtë, rezultati i ‘dorëzon’Tsipras mandatin për t’u përballur me programin e masave të rrepta të Greqisë, imonuar në këmbim të premtimeve prej 240 miliard euro (269 miliard dollarë) ndihmë që nga maji 2010. Sfida tani për të është të mbajë premtimet zgjedhore duke përfshirë ‘fshirjen’ e borxhit grek, ndërsa i duhet të bindë kreditorët në Berlin dhe Bruksel të mos heqin dorë nga ndihma.
‘Nuk do të ketë ndonjë përplasje katastrofike por as nuk do të vazhdojë të pranohet përulësia’, tha 40 vjecari Tsipras për turmat e mbështetësve që brohorisnin në qendër të Athinës të dielën në mbrëmje. ‘Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se populli grek nuk na kanë dhënë ‘carta bianca’ (leje të plotë për të bërë ctë duam), por një mandat për rigjallërimin kombëtar.’
Euro u rrit 0.1% në 1.1214 në Athinë sot pasi ra në nivelin më të ulët të ri në 11-vjet pas fitores së Syriza.