FIFA njofton se cilido vend që do të pasojë triumfin e Spanjës në vitin 2010 për Kupën e Botës me një kampionat botëror që këtë herë pritet të zhvillohet në Brazil do të ‘nderohet’ me një cmim prej 35 milion dollarësh, njoftoi FIFA.
FIFA do ofrojë për fituesin 2014 Ëorld Cup cmimin prej 35 milion dollarësh, dhe të 32 vendet konkurruese do të sigurojnë të paktën 8 milion dollarë.
Mbi shifrat është rënë dakort të enjten nga komitetit ekzekutiv i FIFA-s, si pjesë e një fondi prej 576 milion dollarësh. Ai përfshin pagesat për klubet në mbarë botën dhe një politikë të sigurimit për të mbuluar rrogat e lojtarëve të dëmtuar.
Në Kupën e Botës 2010, Spanja kampione fitoi 30 milion dollarë.
FIFA i paguan para 32 federatave kombëtare, ku secila do të sigurojë një shtesë prej 1.5 milion dollarësh për t’u përgatitur për turneun e planifikuar në12 qershor – 13 korrik në Brazil.
Federata gjermane ka premtuar për të 23 lojtarët 300,000 euro (407,000 dollarë) bonus nëse fitojnë titullin.