Nëse nuk doni të harxhoni një mal me para duke rezervuar pushimet tuaja në internet, është e nevojshme të keni parasysh disa rregulla të thjeshta.
Që nga ora e përshtatshme dhe mënyra e pagesës, nga gabimet e kompanive ajrore e deri te se ku të gjeni informacionet e duhura…
Më poshtë janë tetë këshilla që do t’ju ndihmojnë se si të kurseni
1.Prenotoni ditën e martë
Dita ideale për të rezervuar një fluturim është e marta paradite. Jo gjatë fundjavës, atëherë kur keni më shumë kohë. Kjo sepse, sipas ekspertëve, të martën kompanitë ajrore shfaqin tarifat e reja me synimin për të shitur sa më shumë bilieta.
2.Zgjidhni data fleksibile
Nëse doni të kurseni, mos u fiksoni me ditët e nisjes – duhet të jeni pak më shumë fleksibël. Kështu duhet të jenë dhe prenotimet. Mundësia për të zgjedhur një ditë përpara ose pas asaj që keni përcaktuar mund të ndryshojë jo pak çmimin e biletave. Ndryshimet e çmimeve i gjeni në faqet online të kompanive ajrore, ndërsa motorë të ndryshëm kërkimi ju tregojnë grafikë me ditët më të leverdishme për të kursyer deri në 50 për qind. Skyscanner, Kayak apo Matrix janë website-t më popullore ku është e mundur të personalizoni kërkimin tuaj në bazë të nevojave që keni.
3.Mos e blini biletën vajtje-ardhje
Mund të duket e çuditshme, por të rezervosh biletën e vajtjes veçmas nga bileta e kthimit mund t’ju kursejë mjaft pasi mund të gjeni çmime shumë më të ulëta biletash (veçmas vajtja nga ardhja). Në fakt, shpesh ofertat nuk vlejnë për udhëtimin vajtje – ardhje. Bëjini mirë llogaritë dhe prenotoni.
4.Regjistrohuni tek website-t më të rëndësishme
Regjistrohuni tek website-t e kompanive ajrore dhe tek ato të tur-operatorëve kryesorë online të cilat shpesh ju dërgojnë email-e në lidhje me oferta të ndryshme. Në këtë mënyrë mund të jeni të parët (dhe më të shpejtët) që mund të përfitoni çmimet më të lira të biletave.
5.Bëni kërkime online dhe bëni durim
Bëni një konfrontim të tarifave në motorë të ndryshëm kërkimi. Në faqet e kompanive ajrore, kërkoni më parë për ardhjen se sa vajtjen: mund të ndodhë që tarifat të ndryshojnë dhe t’ju leverdisë më shumë.
6.Jini të vëmendshëm ndaj gabimeve të kompanive ajrore
Edhe kompanitë ajrore mund të bëjnë gabime dhe nga kjo ju mund të përfitoni. Quhen “error fare”, tarifat e gabuara që kompanitë shfaqin, pa dashje; pastaj janë “fuel dump” ose ndryshe kur gabimisht kompanitë ajrore harrojnë të shtojnë taksën e karburantit te çmimi i biletës. Nëse blini bileta para se ato ta “kapin” gabimin e tyre, biletat gjithsesi do të jenë të vlefshme dhe askush nuk mund t’ju thotë gjë.
7.Zgjidhni kartat e duhura të kreditit
Çdo kompani ajrore preferon një formë pagese të caktuar. Verifikoni më parë se cila është kjo formë pagese – në këtë mënyrë mund të kurseni kostot e blerjes së biletës.
8.Udhëtoni lehtë
Nëse keni zgjedhur një kompani ajrore low cost, mënyra më e mirë për të kursyer është të shmangni gjithë shpenzimet ekstra që ju propozojnë zakonisht. Duke nisur që nga bagazhi që kushton minimumi 15-20 euro më shumë. Sigurisht nuk është e lehtë të merrni gjithçka që ju duhet për pushime në një valixhe dore. Ju këshillojmë që veshjet që peshojnë dhe zënë më shumë vend t’i vishni gjatë udhëtimit.