Ekonomia e Shqipërisë mbetet e dobët, zhbalancimet makroekonomike janë të mëdha dhe sektori financiar përballet me disa rreziqe.
Në Raportin e Sistemit Financiar të Shqipërisë për 2013, që është publikuar sot, Fondi Monetar Ndërkombëtar konkludon se borxhi publik afat-shkurtër I qeverisë paraqet gjithashtu një risk për financat në vend. Me një tregti të ndikuar nga euro, ekonomia është gjithashtu e ndjeshme ndaj rreziqeve të jashtme .
Sipas Fondit, sektori bankar sot është më I ndjeshëm nga goditjeve për shkak se bankat po mbajnë sasi të mëdha të obligacioneve qeveritare që mund të shkaktojë humbje të ndjeshme për to në rast se zhvlerësohet borxhi publik. Bilancet e bankave janë përkeqësuar , si rezultat i një rritje të shpejtë të kredive me probleme. Lidhja e fortë e institucioneve financiar me borxhin e qeverisë duket se paraqet sfida të reja për këtë sistem.
Ndërsa këto investime kanë ndihmuar në diversifikimin e tregut të letrave me vlerë të qeverisë , ato janë të mbikëqyrura në mënyrë joadekuate dhe klientët po investojnë këtu dhe jo më depozita. Duke pasur parasysh mungesën e një tregu sekondar funksional për obligacionet e qeverisë, fondet përballen me rrezik të lartë të likuiditetit. Për më tepër, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta me bankat, kjo mund të çojë në një presion për rënien e depozitave.
Dobësitë në banka janë konfirmuar nga stress-teste. Në skenarët ekstremë makroekonomikë, bankat pësojnë humbje nga kreditë, tregu dhe borxhi publik, dhe të paktën gjashtë banka (që përfaqësojnë 21 për qind të aseteve të sistemit bankar në Shqipëri) mund të gjenden në mungesë kapitali. Testet e ndjeshmërisë gjithashtu tregojnë se një zhvlerësim i lekut do të përkeqësonte cilësinë e portofolit të huave dhe se rreziku do të rritej.
Për të përmirësuar situatën FMN këshillon qeverinë që të ulë nivelin e kredive të këqija në sistem, të pakësojë rreziqet nga investime në letrat me vlerë, të ulë ekspozimin e ekonomisë ndaj euros dhe të përmirësojë mbikqyrjen e insitutcioneve financiare jo-banka.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.