Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi shumën e borxhit publik të Maqedonisë. Ai është sa rreth 45% e PBB-së ose 3 miliardë e 584 milionë euro. Në këtë borxh nuk hyn borxhi i ri i qeverisë prej gjysmë miliardë euro përmes euroobligacionit. Nëse shtohen edhe këto para, atëherë borxhi publik i shtetit, në të cilin përveç borxhit të Qeverisë, hyjnë edhe borxhet e Bankës Maqedonase për Zhvillim dhe Rindërtim, komunat dhe ndërmarrjet jofinanciare, atëherë borxhi rritet në 51% të PBB që e çon në mbi 4 miliardë euro borxhin e përgjithshëm. Rreth borxhit alarmi ka arritur edhe nga Bordi ekzekutiv i FMN-së në mbledhjen e 1 korrikut të këtij viti.
“Drejtorët inkurajojnë autoritetet ta realizojnë qëllimin e caktuar të deficitit për pushtetin qendror në vitin 2014 si hap i parë drejt sigurimit të konsolidimit që duhur të ketë një trajektore të qëndrueshme të borxhit publik. Drejtorët porosisin autoritetet të përcaktojnë masa për përkrahje dhe përshtatje fiskale që të zvogëlohen rreziqet…”
Ky vlerësim i FMN-së është i pari për borxhin e përgjithshëm publik të Maqedonisë pas disa vitesh.