Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia maqedonase do të rritet me 3.2% në 2017 dhe 3.4% në 2018. Sipas rishikimit të fundit u vlerësua se deri në vitin 2022, ekonomia e Maqedonisë do të rritet me 3,8%.
Shqipëria do të shënojë nivelin më të lartë të rritjes në rajon me 3,7%. PBB-ja e Kosovës do të rritet me 3.5%, ajo e Malit të Zi me 3.3%, e Serbisë dhe e Bosnjës me 3%, ndërsa PBB-ja e shteteve anëtare të BE-së, Bullgarisë dhe Kroacisë me 2.9%. Parashikohet që edhe gjatë 2022, këto rezultate të jenë pothuajse të njëjta.
Në fillim të muajit prill, sipas Bankës Botërore, Maqedonia do të kishte një rritje prej 2.8% në 2017, ndërsa në vitin 2018 me 3.3%.
Globalisht, ekonomia botërore parashikohet të rritet me 3,5% në vitin 2017 dhe me 3,6% në vitin 2018.