Paqëndrueshmëritë në sektorin e energjisë elektrike, fatura e larta e për kompensimin ish pronarëve nga Gjykata e Strasburgut, pamundësia e qeverisë për të mundësuar sipas planit investimet kapitale dhe mosrealizimi i të ardhurave janë vlerësuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si rreziqet kryesore për stabilitetin fiskal në rishikimin e tretë të Marrëveshjes tre-vjeçare me Shqipërinë.
Rreziku nga energjisë elektrike
Pavarësisht reformën e sektorit të energjisë, perspektiva e reshjeve të pasigurta do të vazhdojë të përbëjë rrezik fiskal. FMN pohon se do të vlerësojë situatën në kontekstin e rishikimeve të ardhshme të programit përmes rishikimit të buxhetit në mes të vitit.
Rreziku nga kompensimi i Pronës
Përveç pagesave të 1 miliardë lekëve të disburësuara në 2014, si kompensim për rastet e pazgjidhura të inicuara ndaj qeverisë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) në Strasburg. Gjykata ka filluar të përpunojë një grup tjetër të rasteve të cilat pritet të finalizohen më 2015. Kompensim i përgjithshëm për këto pretendime mund të jetë 3 miliardë lekë, vlerëson FMN. FMN thekson se në varësi të rasteve lind nevoja për të shtuar fondet për kompensimin e kësaj shtrese.
Rreziku nga shpenzimet kapitale
FMN referon se, projektet e hapura tashmë tejkalojnë aftësinë paguese të qeverisë për periudhën afatmesme. “Për të minimizuar rreziqet, kemi në plan prioritizimin e të gjitha projekteve të infrastrukturës (të cilat përbëjnë shumicën dërrmuese të projekteve të pafinancuara) duke përdorur kritere transparente me qëllim anulimin apo shtyrjen e projekteve më prioritet më ulët”, sygjeron FMN. Si hap i parë duhet kryehet një studim paraprak të të gjitha këtyre projekteve. Pastaj renditja e këtyre projekteve duhet të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe të publikohen në faqen e internetit të Ministrisë së Financave dhe të asaj të Ekonomisë.
Rreziku i të ardhurave
Në buxhetin e vitit 2015 janë parashikuar 0.1 për qind kontigjencë në rast të mosrealizimit të ardhurave sipas programit. Por ky fond do të shpëtojë nëse të ardhurat realizohen sipas programit. Përdorimi i fondeve të kontigjencës në destinacione të tjera do të bëhet me konsultën e Fondit dhe me miratimin e Kuvendit në gjashtëmujorin e dytë të vitit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.